Artan Fuga ka komentuar debatin që vazhdon prej 11 majit, nëse zgjedhjet ishin apo jot ë lira.
Ai thotë se ky është një debat qesharak, pasi prej kohësh në Shqipëri nuk ka as parti politike dhe as kandidatë, por thjesht ca kukulla.
“Debati bëhet pati apo nuk pati zgjedhje, votime të lira.
Pikërisht kjo është zhvendosja nga çështja e vërtetë.
Problemi është a ka apo nuk ka më parti politike?
A ka apo nuk ka më Kuvend ?
A janë deputetët përfaqësues të popullit?
A ka më ndarje pushtetesh apo nuk ka?
A ka vërtet qytetarë apo jo?
A ka më ekonomi?
Këta grinden a pati apo jo zgjedhje? Këtu s’pati fare kandidatë për deputetë se shumica ishte kukulla.
Këta problemin e kanë:
A ishte kryqi brenda apo kishte dalë pak kutisë së fletës së votimit?
Cfarë tragjikomedie”, shkruan Fuga.
“Ore mirë që ende nuk kemi marrë vesh se kush i fitoi zgjedhjet, ende vazhdon numërimi!
Po sikur të vazhdojë numërimi katër vjet! E çfarë na gjeti, asgjë nuk ndodh. Ja ne vazhdojmë ende me qeverinë e vjetër, me Kuvendin e vjetër. Ndjeni ndonjë boshllik ju?
Unë jo!
Atëhere çfarë kuptimi ka të bëjmë zgjedhje çdo katër vjet? Bëjmë një herë në njëzet vjet, a njëqind vjet, dhe shpëtojmë edhe nga shpenzimet e tepërta.
Mirë gomari ka ngordhur, por nuk të lënë rehat edhe mizat”, vijon ai.