Zbulohet një trup qiellor misterioz që po përshkon sistemin tonë Diellor me shpejtësi të madhe.
Mendohet se ka origjinë ndërplanetare dhe, pavarësisht se u vrojtua dhe rikonfirmua nga sisteme të ndryshme teleskopësh më 2 korrik, astrofizikantët shpjegojnë se objekti ka nisur kalimin në hapësirën tonë që prej 14 qershorit, pavarësisht se i ka shpëtuar syrit të ekspertëve.
Fillimisht u klasifikua si asteroid, por me kalimin e orëve dallohet edhe një bisht, çka supozohet të jetë kometë. Megjithatë, komuniteti shkencor shprehet i paqartë në lidhje me natyrën e këtij trupi qiellor, pasi mund të jetë një asteroid shkëmbor prej rreth 20 km diametër, ose një kometë e akullt në aktivitet.
Është titulluar 3I/Atlas, po e shton shkëlqimin në mënyrë progresive, ka një trajektore hiperbolike dhe shpejtësi tejet të lartë, dhe çdo tentativë për të dërguar një sondë për eksplorim apo afrim do të ishte e pamundur.
Është hera e tretë në histori që njerëzimi arrin të vëzhgojë një trup ndërplanetar, që mbërrin nga përtej galaktikës sonë, në hapësirën e sistemit tonë diellor.
Janë realizuar edhe parashikimet e trajektores, dhe rezulton se më 3 tetor do të jetë në distancën minimale me planetin Mars, më 29 tetor do të lëvizë në orbitën e Marsit duke iu afruar më pranë Diellit, në rreth 210 milionë km, dhe në dhjetor do të jetë në pikën më të afërt me Tokën, por në një distancë që nuk klasifikohet e rrezikshme – rreth 240 milionë km larg.