ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer 14 minutes ago
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe 17 minutes ago
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite 5 hours ago
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore 5 hours ago
Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Skandali që po trondit Kremlinin, ministri i Putinit shëtit të dashurën me avionë ushtarakë 100 mln dollarësh

albnews by albnews
12 July, 2025
in Bota
0
Skandali që po trondit Kremlinin, ministri i Putinit shëtit të dashurën me avionë ushtarakë 100 mln dollarësh
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mediat opozitare ruse dhe gazeta britanike The Sun i kanë bërë jehonë një skandali të ri seksual që ka përfshirë Kremlinin, pasi u zbulua se ministri i ri i Mbrojtjes, Andrej Belousov, i cili njihet edhe si njeri i afërt me Putinin ka përdorur avionë ushtarakë të llojit Iljushin-76 (me vlerë mbi 100 milionë dollarë), për të transportuar të dashurën e tij sekrete nëpër Rusi.

23-vjeçarja Marija Shalajeva nga Jekaterinburgu, ka postuar në rrjetet sociale video dhe foto ku tregon se është dërguar me avion ushtarak në një udhëtim fundjave në Rostov mbi Don, aty ku ndodhet edhe selia kryesore e Forcave të Armatosura ruse.

RelatedPosts

Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona

Policia në Gjermani kap 400 kg drogë në portin e Hamburgut, vlera 17 milionë euro

Në postimet e saj, tashmë të fshira, biondja simpatike shkruan se ka udhëtuar në një aeroport të mbyllur për civilët, dhe se i dashuri i saj “nga Kremlini” i kishte organizuar një trajtim për manikyr atje.

“Kush thotë se avionët nuk fluturojnë në Rostov? Fluturojnë, por jo për të gjithë. Gjithsesi, ja ku jam prapë në Rostov. Nuk mund ta lë”, ka shkruar ajo.

A scandal is brewing in Russia after 23-year-old blogger Maria Shalaeva posted a video of her and her son flying to Rostov on a military plane.

Note: Rostov-on-Don Airport has been closed since February 24, 2022 for an indefinite period.

On her Instagram page (Instagram is… pic.twitter.com/YOTiZUQ74J

— Natalka (@NatalkaKyiv) July 11, 2025

Ajo ka zbuluar gjithashtu se e ka marrë me vete në udhëtim edhe djalin e saj trevjeçar, Tim, duke ngritur dyshime se fëmija mund të jetë i biri i të dashurit të saj, Belousov. “Tre vjeç, dhe tashmë ka fluturuar me avion ushtarak!”, ka shkruar Marija.

Sakaq, në një nga videot e postuara, duket një burrë me flokë të thinjura me shpinë, duke ngritur dyshime se mund të jetë vetë 66-vjeçari Belousov, ministri i ri i Mbrojtjes i Rusisë dhe burokrat i afërt me Putinin. Edhe pse nuk ka prova përfundimtare, burime të pavarura si media bjelloruse Nexta kanë përmendur Belousovin si të përfshirë në këtë aferë seksuale.

Shalajeva, e cila ka një histori postimesh provokuese, në disa prej tyre ka lënë të kuptohet se partneri i saj është pikërisht Belousov. “Ai nuk është ushtarak! As FSB! E di kush është, por nuk guxoj të them”, ka shkruar ajo.

Skandali ka ngjallur zemërim në qarqet ushtarake dhe të sigurisë, sidomos për shkak të mundësisë së rrjedhjes së informacionit të ndjeshëm përmes postimeve të saj. Një nga fotografitë e postuara tregon detaje të avionëve që fluturojnë në Rostov dhe se kush ia ka organizuar fluturimin.

Një zyrtar ushtarak në pension, gjeneral-majori Vladimir Popov, është shprehur se “të gjithë do të gjenden dhe do të ndëshkohen.” Ai ka theksuar se përgjegjësia kryesore bie mbi ministrin e Mbrojtjes dhe se nuk do të tolerohen akte të tilla të papërgjegjshme.

Sakaq, blogeri pro-Kremlinit Andrej Medvedev shtoi se “Shërbimi kundërzbulues ushtarak ka punë me bollëk”.

“Mund të imagjinoj sa informacion marrin SBU dhe agjencitë perëndimore vetëm duke ndjekur rrjetet sociale”, shtoi ai.

Skandali shpërtheu në një moment të ndjeshëm për Kremlinin, pas vdekjes misterioze të ish-ministrit të Transportit, Roman Starovoit, i cili u shkarkua më 7 korrik dhe u gjet i vdekur vetëm disa orë më pas. Edhe pse zyrtarisht u raportua si vetëvrasje me armë zjarri, media të pavarura ruse si SOTA raportojnë se trupi i tij kishte shenja dhune dhe torturash.

Ky zhvillim e thellon më tej krizën e besimit në elitën qeverisëse ruse dhe ngre pyetje serioze për sigurinë kombëtare dhe moralin e udhëheqjes së lartë. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

14 September, 2025
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14 September, 2025
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

14 September, 2025
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result