ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq 1 minute ago
Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit! 16 minutes ago
Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha  21 minutes ago
GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu 27 minutes ago
Fund i lumtur për çiftin britanik të burgosur nga talebanët, lirohen pas 8 muajsh burg 35 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

REL: Institucionet e pavarura në Kosovë mbeten peng i Kuvendit

albnews by albnews
4 August, 2025
in Kosova
0
REL: Institucionet e pavarura në Kosovë mbeten peng i Kuvendit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura të Kosovës, organet kolegjiale dhe individuale të të cilave emërohen nga Kuvendi i Kosovës, janë jofunksionale ose funksionojnë me mungesa për shkak të mosveprimit të legjislativit.

Institucioni i Avokatit të Popullit, Organi Shqyrtues i Prokurimit, Komisioni i Pavarur i Mediave janë në listën e këtyre institucioneve, të cilës pritet t’i shtohet edhe Agjencia Kosovare e Privatizimit.

RelatedPosts

Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA, Kurti ia hedh fajin opozitës: Po e bëjnë të stërmadhe, kemi dallime për raportet me Serbinë

Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë

Pezullimi i dialogut strategjik, Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, kemi disa dallime

Kuvendi është përgjegjës për emërimet e drejtuesve dhe anëtarëve të bordeve, komisioneve dhe agjencive të ndryshme, si dhe mbikëqyrjen e punës së tyre.

Për shkak të mospajtimeve politike të subjekteve parlamentare, deputetët e legjislaturës së nëntë, e cila doli nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt, nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin që nga 15 prilli e deri më tash.

Më 24 korrik, Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme, që nënkupton se nga 27 korriku deri më 8 gusht deputetët nuk duhet të veprojnë për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Në ditët në vijim, Gjykata Kushtetuese pritet të sqarojë se cilat do të jenë pasojat juridike për deputetët e zgjedhur në shkurt të këtij viti dhe çfarë duhet të ndodhë tutje.

Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, thotë se një numër i madh i institucioneve dhe agjencive që varen nga emërimet nga Kuvendi, mbeten peng i moskonstituimit të tij.

“E vendos në dyshim dhe në një situatë tepër të vështirë funksionimin demokratik të krejt institucioneve në Kosovë. Në anën tjetër, pasojat direkte të kësaj papërgjegjësie politike dhe institucionale i bart qytetari i Kosovës”, thekson Qelaj.

Në Institucionin e Avokatit të Popullit, katër zëvendësavokatëve u ka përfunduar mandati më 14 qershor. Ndërkaq, vetë Avokatit i përfundon mandati në muajin shtator.

Megjithëse ligjërisht ata e vazhdojnë punën e tyre deri në emërimet e reja nga Kuvendi, Qelaj shton se pasojat janë të pashmangshme në funksionimin e institucionit, në aspektin e planifikimit, dërgimit të rekomandimeve te institucionet tjera, si dhe në punët e përditshme.

AKP-ja së shpejti në listën e subjekteve me funksionalitet të kufizuar

Institucioni i Avokatit të Popullit është vetëm njëri nga institucionet që funksionon me mungesë të anëtarëve me mandat të rregullt.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në fillim të korrikut, publikoi një raport, në të cilin listoi 17 institucione, agjenci, komisione e borde që funksionojnë me mungesa, por edhe që janë krejtësisht jofunksionale.

IKD-ja e bën përgjegjës kryesor për këtë situatë shumicën parlamentare të legjislaturës së kaluar, e cila, sipas këtij instituti, “ndonëse kishte fuqinë për t’i realizuar këto emërime, zgjodhi të mos veprojë, duke lënë pas dore dhe neglizhuar obligimet kushtetuese dhe ligjore”.

“Kjo situatë çon në vonesa në ofrimin e shërbimeve publike, ndërprerje të mbikëqyrjes institucionale dhe dobësim të llogaridhënies në sektorët më të ndjeshëm për qytetarët”, është thënë në raportin e IKD-së.

Ky institut bëri thirrje për konstituimin e menjëhershëm dhe pa vonesa të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të fillojë përmbushjen e detyrimeve kushtetuese për emërimin e anëtarëve në institucionet e pavarura.

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) është në mesin e institucioneve, të cilat pritet të hyjnë në fazën e funksionimit me mungesë.

Mentor Hyseni, kryesues i Bordit të AKP-së, thotë për Radion Evropa e Lirë se brenda katër vjetësh, 80 për qind të aseteve të saj janë kategorizuar për transformim në interes publik.

Planifikimet aktuale janë që edhe 5 për qind e aseteve të përgatiten për transformim në interesin publik, por Bordi i kësaj agjencie, që nga 6 gushti do të mbetet pa gjashtë anëtarë, të cilëve u përfundon mandati.

Pa emërimet e anëtarëve të rinj të Bordit nga Kuvendi, sipas tij, kuorumi për vendimmarrje do të mungojë dhe puna do të ngecë.

“Në këtë 5 përqindëshin e aseteve, neve na pengon [mos]konstituimi i Kuvendit. Unë jam kryesues i Bordit dhe i kam edhe dy vjet [mandat], bashkë me kryesuesin e Komitetit të auditimit, por nuk kemi kuorum për t’i shtyrë këto procese”, thekson Hyseni.

Ai shton se megjithatë, puna në përgatitjen e lëndëve do të vazhdojë. Por, për finalizimin e tyre, duhet pritur emërimet e reja në bordin e agjencisë.

Jofunksionaliteti i institucioneve “prek interesin e qytetarëve”

Pamundësia për të nisur procesin e emërimeve në institucionet dhe agjencitë e pavarura dhe ato që janë nën mbikëqyrje të Kuvendit, për shkak të moskonstituimit të legjislativit, do t’i mbajë ato pjesërisht funksionale ose jofunksionale fare, deri në fund të vitit, vlerësojnë nga Instituti për Hulumtime të Avancuara – GAP.

Bekim Salihu nga ky institut, thotë për Radion Evropa e Lirë se konstituimi i Kuvendit ende nuk duket në horizont, në mënyrë që më pas t’u qaset emërimeve në institucione dhe agjenci të pavarura.

Pasojat apo efektet e mundshme, sipas tij, do të jenë të drejtpërdrejta te qytetarët, për shkak se këto institucione ofrojnë shërbime që ndërlidhen me interesat e qytetarëve.

“Për shembull: Organi Shqyrtues i Prokurimit, në momentin që mbetet jofunksional, e që aktualisht është i tillë, atëherë nënkupton që të gjitha kontratat që janë lidhur në fushën e investimeve kapitale, që kanë të bëjnë me qytete, me lagje, me fshatra, me vendbanime, lokalitete etj., të gjitha këto kontrata mbesin të bllokuara”, thotë Salihu.

Ai shton se kontratat e tilla nuk mund të ekzekutohen nga autoriteti kontraktues, qoftë nga komuna apo instancat tjera.

Efektet e moskonstituimit të Kuvendit, siç thekson Salihu, përveç që po cenojnë qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e institucioneve, buxhetin për to, janë duke ekspozuar mundësinë e cenimit të të drejtave të njeriut.

Në këtë kontekst, ai e sheh edhe jofunksionalitetin e Komisionit të Pavarur të Mediave, për shkak të mungesës së pesë anëtarëve të bordit të tij, mbetet jofunksional.

“Është një organ shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e qytetarëve nga cenimet që mund të vijnë nga media të caktuara, por edhe për mbrojtjen e mediave nga vetë pronarët dhe bartësit e këtyre subjekteve”, thekson Salihu.

Ditë më parë, organizatat që merren me të drejtat e gazetarëve, por edhe institucione të tjera ndërkombëtare, kanë ngritur shqetësimin se punëtorët e transmetuesit publik – Radio Televizionit të Kosovës – do të mbesin pa paga për muajin korrik.

“Vetë puna e këtij institucioni rrezikohet për shkak të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe mungesës së themelimit të Komisionit parlamentar për buxhet”, ka paralajmëruar transmetuesi publik, më 24 korrik.

Shqetësimet lidhur me situatën financiare të transmetuesit publik i ka shprehur edhe Avokati i Popullit, Qelaj, i cili thotë se ky transmetues duhet të mbetet i pavarur dhe të funksionojë pa ndërprerje – edhe në kohë krizash politike e institucionale.

Qelaj thekson se me situata të ngjashme mund të përballen edhe institucione të tjera, të pavarura apo edhe të mbikëqyrura nga Kuvendi, për shkak të moskonstituimit të tij.

“Unë e kam parë këtë situatë, jo vetëm problematike në raport me funksionimin kushtetues të institucioneve, por edhe si një rast kur cenohet i tërë funksionimi demokratik në vend”, thekson Qelaj.

Nga Instituti GAP vlerësojnë se gjasat që Kuvendi i Kosovës të konstituohet së shpejti janë të pasigurta, ndërkohë që edhe në rast se kjo ndodh shpejt, emërimet në bordet e institucioneve dhe agjencive, si dhe miratimi i tyre nga Kuvendi, marrin kohë për disa muaj.

Kosova, sipas GAP-it, jo vetëm që rrezikon të futet në vitin 2026 me një listë prej rreth 20 institucionesh dhe agjencish që funksionojnë me mungesa ose që nuk funksionojnë fare, por lista pritet të zgjerohet edhe më shumë./REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq

Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq

19 September, 2025
Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit!

Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit!

19 September, 2025
Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

19 September, 2025
GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result