ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së 15 hours ago
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 20 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 20 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 20 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 20 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Gjykata Speciale ishte “dhuratë” nga miqtë ndërkombëtarë të Kosovës

albnews by albnews
11 August, 2025
in Kosova
0
Gjykata Speciale ishte “dhuratë” nga miqtë ndërkombëtarë të Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pranimi i Kosovës që vetë ta formojë Gjykatën Speciale, e cila dëshmoi se gjykon vetëm të akuzuar me përkatësi etnike shqiptare, ka qenë gabim i madh. Një prej gabimeve që është bërë dhe nuk mund të zhbëhet.

Nuk është koha që të rikujtohet se kush dhe si e ka mbështetur apo kundërshtuar atë. Por kjo Gjykatë është simbol i dështimit të përbashkët të Kosovës dhe miqve të saj ndërkombëtarë. Sepse, sido që të shtrohen argumentet, mbetet fakti se për asnjë vend tjetër në ish-Jugosllavi nuk ka pasur nevojë për “Gjykata Speciale” pas mbylljes së Gjykatës së Hagës për krime të luftës në ish-Jugosllavi, por vetëm për Kosovën

RelatedPosts

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Zbulohet arsenal ushtarak në veri të Kosovës, dyshohet se i përkasin një personi që kërkohet për sulmin në Banjskë

Peshkaqeni’ dënohet me 13 vite burg për 10 ton kokainë, Princ Dobroshi do paguajë edhe 8 milionë euro gjobë

Nga Agustin Palokaj

Para 8 vjetësh, në kohën kur në Kosovë kishin tentuar zhbërjen e Gjykatës Speciale, gjë që kishte shkaktuar shqetësim maksimal te “miqtë ndërkombëtarë”, në kolumnen në Koha Ditore në vitin 2017, kisha shkruar si vijon.

“Gjykata Speciale, pa marrë parasysh se cili ka qenë qëllimi i atyre që e kanë kërkuar krijimin e saj, dhe i atyre që kanë votuar për të, është një njollë për Kosovën dhe të ardhmen e saj, pa marrë parasysh se si do të përfundojë puna e kësaj Gjykate. Të enjten e shkuar, në një ceremoni të madhe dhe me pjesëmarrje të politikanëve prominentë botërorë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së dhe Mbretin e Holandës, në Hagë solemnisht është përmbyllur puna e Gjykatës së Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi. Pra, nga kjo ditë më asnjë gjykatë ndërkombëtare nuk do të mund ta ngrejë asnjë aktakuzë ndaj dikujt për krime lufte në territorin e ish-Jugosllavisë. Të gjitha rastet e reja, nëse duan, dhe nëse kanë vullnet politik, do t’i kenë përsipër gjykatat vendore në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Serbi, Maqedoni.

Por, pikërisht në kohën kur mbyllet Gjykata e Hagës, në të njëjtin qytet hapet një “dhomë e specializuar” ku do të gjykohen rastet ku të dyshuarit si kryes të veprave të krimeve të luftës dhe të pasluftës janë shqiptarët e Kosovës. Madje, ka të tillë që kanë punuar në Gjykatën e Hagës dhe do të gjejnë punë, po ashtu të paguar mirë, edhe në këto “dhoma të specializuara”. Nuk ka si të kuptohet ndryshe pos si njollë dhe mbi të gjitha dështim për Kosovën, dhe të gjithë miqtë ndërkombëtarë e misionet që kanë vepruar dhe veprojnë në Kosovë, nevoja për ta pasur një Gjykatë të tillë. Nuk është e vërtetë se Gjykata e Hagës nuk ka mundur të merret me ato raste. Nuk është e vërtetë as se EULEX-i nuk ka pasur mandat të merret me to. Arsyetimi se disa nga veprat e dyshuara kanë ndodhur në territorin e Shqipërisë, ku EULEX-i nuk ka mandat, janë naive. Si vend anëtar i NATO-s dhe si vend kandidat për anëtarësim në BE, Shqipëria gjithsesi do të pranonte të bashkëpunonte, dhe një bashkëpunim të tillë ta mundësojë edhe me ligj. Por pakkush ka besim edhe në EULEX-in.

Besimi në këtë mision nuk është fare më i madh sesa në Gjykatat e Kosovës, e kjo do të thotë se nuk ka fare besim as nga ata që e kanë dërguar EULEX-in në Kosovë. Ky mision po përballet me mbrojtjen e imazhit të vet e jo me sjelljen e drejtësisë, sundimit të ligjit dhe depolitizimin e gjyqësorit në Kosovë.

Gabimet që kanë sjellë deri te krijimi i Gjykatës Speciale nuk kanë nisur me votimin e saj në Kuvend. Gabimet kanë ndodhur shumë më herët. Gabim ka qenë ndërhyrja politike në Gjykata, Prokurori dhe politizimi i plotë i tyre. Gabimet kanë ndodhur kur politikanët kanë bërë llogari se kur, cili prokuror apo gjykatës i duhet në cilën pozitë. Gabimet janë bërë kur nuk është siguruar mbrojtja e duhur e dëshmitarëve që tash e përdorin si një prej arsyeve kryesore pse për kosovarë duhet të ketë procese në Hagë. Gabime janë bërë kur janë bërë llogari se kush do të shpëtojë e kush jo nëse një Gjykatë e tillë nis të veprojë. Gabimet janë bërë kur ka munguar vullneti që në mënyrë të parezervë të procedohen të gjitha rastet e krimeve, pa marrë parasysh se kush është kryesi e kush viktimë. Dhe gabimet janë bërë kur nuk është analizuar si duhet asnjë veprim, sepse kanë mjaftuar kërkesat e miqve ndërkombëtarë. Krijimi i kësaj Gjykate është vetëm një prej gabimeve të bëra, të cilat nuk mund të zhbëhen e as të shkrihen.  

Mund të besojmë se qëllimi i krijimit të kësaj Gjykate nuk është që të njolloset as lufta e UÇK-së e as Kosova. Por, përkundër kësaj, Kosovës kjo Gjykatë që tash i ka bërë dëm historik, pa marrë parasysh se kë dhe kur do ta akuzojë dhe çfarë verdikte do të nxjerrë në fund. Që kur është krijuar “Task forca”, speciale kemi mbetur në pozicionet e kohës kur Dick Marty e kishte nxjerrë raportin e tij me akuza për nxjerrje të dhunshme dhe shitje organesh. E ato pozicione janë se “nuk ka dëshmi, por besohet se ka ndodhur”. Në këso rrethanash kemi njollosjen e Kosovës, shantazhimin e disa liderëve politikë të Kosovës, që si pasojë mund të kenë bërë kompromise në dëm të shtetit, dhe kemi një krijim të hapësirës, lidershipit politikë të Serbisë, që të ketë ofensiva propagandistike kundër Kosovës.

Pa e marrë parasysh qëllimin e krijimit të Gjykatës, ajo në histori do të përdoret si dëshmi se Kosova ka qenë i vetmi shtet në territorin e ish-Jugosllavisë për të cilin nuk ka mjaftuar Gjykata e Hagës për krime lufte, as Gjykatat vendore të Kosovës e as ato të EULEX-it me mandat ekzekutiv, që të procedohen krimet e rënda, por është dashur edhe një ekstra, Gjykatë e Specializuar”.

Nuk e citova shkrimin e vetvetes për të treguar se çfarë kam menduar para tetë vjetësh. Por për ta rikujtuar se sa i ndjeshëm, i komplikuar dhe për Kosovën, i dhimbshëm ka qenë procesi që ka çuar deri te krijimi i kësaj Gjykate. Dhe kjo ka pasur pasoja edhe politike, pasi ka ndodhur paralelisht me “Dialogun e Brukselit” me të cilin ka ndërmjetësuar BE-ja. Me këtë dialog ka ndërmjetësuar Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, e cila po ashtu edhe i kishte autorizuar hetimet kundër ish-liderëve të UÇK-së.

Gjykata ishte krijuar me kërkesa politike pas një raporti politik të një politikani të cilin e kishte miratuar një trupë politike. Politikani zviceran Dick Marty kishte nxjerrë akuza, të padëshmuara deri në atë kohë, dhe si pasojë ishte krijuar një “task forcë” nga ana e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila do të duhej të gjente dëshmi se ato që thotë Dick Marty janë të vërteta. E Dick Marty me dinakëri e kishte përmendur edhe “shitjen e organeve”. Ndonëse deri me sot, nëse nuk ka ndonjë aktakuzë sekrete, nuk përmendet “korrja e organeve”, asnjë prokuror nuk e ka marrë guximin të thotë se nuk ka dëshmi se një gjë e tillë ka ndodhur. Madje, një prej ish-kryeprokurorëve me pati thënë në intervistë për Kohën Ditore se “pajtohet me pohimet e Dicki Martyt”, se “nuk ka gjetur dëshmi, por beson se ka ndodhur”.

Po të mos përmendej çështja e “nxjerrjes së organeve”, vështirë që do të kishte mbështetje kaq të madhe edhe politike, e besa edhe financiare, për të. Supozohet se Gjykata Speciale, nëse llogariten edhe mjetet financiare për task forcën e Prokurorit Special që i ka nisur hetimet para gati 15 vjetësh, mund të ketë shkuar në mbi 1 miliard euro. 

Dhe, siç ndodh shpesh kur duhet bërë diçka që nuk është e mirëpritur në Kosovë, gjithmonë kryeprokuror në këtë Gjykatë Speciale ka qenë një amerikan. Sepse evropianët e kanë ditur se kosovarët nuk mund të dalin kundër Amerikës. Tash kritikohet vetëm ai që e ngriti aktakuzën, sepse ai po kritikohet edhe për hetime ndaj Presidentit Trump. Por aktakuza ndaj liderëve të UÇK-së u ngrit, po ashtu në kohën e mandatit të Presidentit Trump. Dhe Administrata Amerikane edhe në atë kohë kërcënoi Kosovën me pasoja, nëse bën ndonjë veprim për shuarjen e Gjykatës Speciale. Kosova e ka të vështirë edhe sot të gjykojë në mënyrë racionale se cili është qëndrimi i “miqve ndërkombëtarë”.

Pranimi i Kosovës që vetë ta formojë Gjykatën Speciale, e cila dëshmoi se gjykon vetëm të akuzuar me përkatësi etnike shqiptare, ka qenë gabim i madh. Një prej gabimeve që është bërë dhe nuk mund të zhbëhet. Nuk është koha që të rikujtohet se kush dhe si e ka mbështetur apo kundërshtuar atë. Por kjo Gjykatë është simbol i dështimit të përbashkët të Kosovës dhe miqve të saj ndërkombëtarë. Sepse, sido që të shtrohen argumentet, mbetet fakti se për asnjë vend tjetër në ish-Jugosllavi nuk ka pasur nevojë për “Gjykata Speciale” pas mbylljes së Gjykatës së Hagës për krime të luftës në ish-Jugosllavi, por vetëm për Kosovën. Një disbalancë të madhe e ka krijuar kjo gjykatë në perceptimin e së kaluarës. Liderët e Kosovës po gjykohen në Hagë, ndërsa në TV në Serbi mysafirë të përditshëm janë kriminelët e dënuar të luftës, të cilët vazhdojnë t’i kërcënojnë vendet fqinje edhe sot. Por Kosova nuk e ka luksin të marrë vendime unilaterale për shpërbërjen e kësaj Gjykate. Kjo nuk do të mund të bëhej pa pasoja të rënda në raporte me aleatët kryesorë të Kosovës.

Kosova nuk ka zgjidhje tjetër pos të presë që sa më parë ta përfundojë punën kjo Gjykatë, me shpresë që ajo të sjellë drejtësi.     

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së

Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së

18 September, 2025
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result