VIDEO/ Në metronë e Londrës, burri zhvishet lakuriq brenda në tren, pasagjerët e rrahin me grushte e shkelma!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një incident i dhunshëm ndodhi në metronë e Londrës, Britani e Madhe, pak ditë më parë, kur një burrë u zhvesh lakuriq para pasagjerëve dhe u sulmua pasi refuzoi të zbriste nga treni.

Incidenti ndodhi midis stacioneve Upton Park dhe East Ham, kur burri filloi të bërtiste pak pasi treni me drejtim lindje ishte nisur, raporton Daily Mail.

Pastaj, ai uli pantallonat, e mbështolli rripin rreth qafës dhe mbeti lakuriq nga beli e poshtë.

“Duhet të zbresësh nga treni”. Por burri filloi të bërtiste vazhdimisht: “Zbrit nga treni!” Pasagjeri u përgjigj: “Çfarë do të thuash me ‘zbrit nga treni’? Duhet të zbresësh nga treni. Tani. Ka fëmijë këtu”.

Pak më vonë, pasagjerët e metrosë filluan ta godisnin me shqelma dhe grushte burrin lakuriq derisa arritën ta mbërthenin në dyshemenë e vagonit. Burri u dërgua më pas në stacionin e metrosë East Ham, ndërsa pasagjerët informuan stafin për incidentin.

Një oficer policie jashtë detyrës ishte në tren dhe e arrestoi atë, dhe burri u dërgua më vonë në spital, ku po mbahet sipas Aktit të Shëndetit Mendor.

Edhe pasagjerët e trenit që sulmuan burrin e zhveshur rrezikojnë të arrestohen nga autoritetet.

Share This Article