Angli/ Dy avionë përplasen në pistën e aeroportit në Mançester! Pezullohen përkohësisht fluturimet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një incident u shënua mëngjesin e sotëm në Aeroportin e Mançesterit, kur dy avionë të linjës easyJet u përplasën në pistë.

Aeroplanët, të cilët ishin nisur përkatësisht drejt Parisit dhe Gjibraltarit, pësuan një kontakt të papritur midis majave të krahëve.

Megjithatë, situata u menaxhua në mënyrë të sigurtë, pasi të dy aeroplanët u kthyen në zonën e pritjes ku pasagjerët zbritën pa pësuar lëndime. 

EasyJet njoftoi se po zhvillohet një hetim i menjëhershëm për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.

“Majat e krahëve të dy avionëve ranë në kontakt ndërsa po udhëtonin drejt pistës në Aeroportin e Mançesterit këtë mëngjes. Pas ngjarjes, avionët u kthyen në zonën e pritjes ku pasagjerëve u janë dhënë kuponë për pije freskuese. Njëri prej avionëve do të zëvendësohet për të mundësuar rifillimin normal të fluturimeve”, theksoi zëdhënësi i EasyJet.

Si pasojë e incidentit, fluturimet në Aeroportin e Mançesterit u pezulluan përkohësisht.

 “Ne pezulluam përkohësisht fluturimet ndërsa përpiqeshim të përcaktonim nëse avionët mund të ktheheshin në taksizëm. U kërkojmë ndjesë klientëve për vonesën në fluturimet e tyre. Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit tonë është përparësia jonë”, nënvizoi zëdhënësi.

Share This Article