Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJND) ka dënuar ashpër valën e fundit të sanksioneve të vendosura nga administrata amerikane kundër katër gjyqtarëve dhe zëvendësprokurorëve të saj.
Në një deklaratë zyrtare, Gjykata i cilësoi sanksionet si “një sulm flagrant ndaj pavarësisë së një institucioni gjyqësor të paanshëm”.
Sanksionet e reja, të njoftuara nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, targetojnë gjyqtarë nga Kanadaja dhe Franca, si dhe zëvendësprokurorë nga Fixhi dhe Senegali. Këto masa vijnë si shtesë e sanksioneve të mëparshme, duke thelluar më tej tensionet mes Uashingtonit dhe Gjykatës Ndërkombëtare.
GJND theksoi se ajo vepron nën mandatin e 125 Shteteve Palë nga të gjitha rajonet dhe se puna e saj është e paanshme. Ky qëndrim i SHBA-së, e cila nuk e njeh Gjykatën, është shpjeguar nga zyrtarët amerikanë si një mbrojtje e sovranitetit kombëtar, ndërsa GJND e sheh si një pengesë për drejtësinë ndërkombëtare.