ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
Home Bota

“Do ia shpërndajmë të varfërve”, Meksika i kërkon SHBA një pjesë të pasurisë 15 mld dollarë të ‘Mayo-s’

albnews by albnews
28 August, 2025
in Bota
0
“Do ia shpërndajmë të varfërve”, Meksika i kërkon SHBA një pjesë të pasurisë 15 mld dollarë të ‘Mayo-s’
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qeveria meksikane synon t’u kërkojë autoriteteve amerikane një pjesë të aseteve prej 15 miliardë dollarësh të bosit të drogës Ismael “Mayo” Zambada, të cilat do të konfiskohen, me qëllim që t’ua shpërndajë ato qytetarëve më të varfër të vendit.

Presidentja Claudia Sheinbaum tha të mërkurën se “nëse këto fonde do të rikuperoheshin nga qeveria amerikane, atëherë po, ne do të kërkonim që disa prej tyre t’i jepeshin Meksikës për të varfrit”.

RelatedPosts

Turqia arreston shefat e firmës së mbrojtjes ‘Assan Group’ në hetimin e spiunazhit ushtarak

“I pazakontë”, zbulohet dinozauri me gjemba gjigantë

“Vritni Donald Trump” dhe “Vdekje Izraelit!” Detaje nga vrasja në shkollën katolike në SHBA

Bashkëthemeluesi i kartelit të fuqishëm Sinaloa, i cili u kap nga autoritetet amerikane pranë kufirit në korrik 2024, u deklarua fajtor të hënën në një gjyq publik në Nju Jork.

“Mayo”, 77 vjeç, pritet të dënohet me burgim të përjetshëm dhe atij do t’i konfiskohen 15 miliardë dollarë nga pasuria e tij e madhe.

“Nëse këto fonde do të sekuestroheshin në Meksikë, sipas protokolleve kundër pastrimit të parave të dakordësuara midis ministrive të financave të të dy vendeve, ne gjithashtu do të kërkonim që këto fonde t’i ktheheshin Meksikës për të mirën e popullit të saj”, këmbënguli Sheinbaum.

Nga ana e tij, Ministri i Sigurisë Omar Garcia Harfus theksoi se nuk mund të flitet për eliminimin e kartelit Sinaloa, pavarësisht rënies së Zamada dhe bashkëthemeluesit tjetër të tij, Joaquín “El Chapo” Guzmán, i cili vuan një dënim me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2019.

“Karteli nuk mund të konsiderohet i çorganizuar, sepse ka udhëheqës të ndryshëm dhe ka ende qeliza kriminale dhe udhëheqës të rëndësishëm të tij që duhet të arrestohen“, shpjegoi Harfus. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Turqia arreston shefat e firmës së mbrojtjes ‘Assan Group’ në hetimin e spiunazhit ushtarak

Turqia arreston shefat e firmës së mbrojtjes ‘Assan Group’ në hetimin e spiunazhit ushtarak

28 August, 2025
Policia nis hetimin për një skemë investimesh piramidale, thirrje qytetarëve për kujdes

Policia nis hetimin për një skemë investimesh piramidale, thirrje qytetarëve për kujdes

28 August, 2025
“I pazakontë”, zbulohet dinozauri me gjemba gjigantë

“I pazakontë”, zbulohet dinozauri me gjemba gjigantë

28 August, 2025
Sali Berisha thirrje FBI-së: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

Sali Berisha thirrje FBI-së: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

28 August, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result