ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë 56 minutes ago
Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë 59 minutes ago
Ekipi i Starmer është ‘futur në bunker’ që nga riorganizimi i kabinetit, thotë deputeti i Partisë Laburiste 2 hours ago
Bashkëshortja e Charlie Kirk u drejtohet “përgjegjësve” për atentatin: Nuk e keni idenë çfarë force të papërmbajtshme keni lëshuar në mbarë botën 2 hours ago
Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

albnews by albnews
13 September, 2025
in Kosova, Opinion
0
Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Helidon Kastrati

Aleanca strategjike dhe qëndrimi ndaj shqiptarëve

RelatedPosts

Kupchan: Frustrimi i grumbulluar i SHBA-së me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis zyrtarisht fushata elektorale

Analiza: Pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA, “sinjal i distancimit” nga Kurti

Aleanca strategjike nuk mund të matet me disa deklarata, aq më tepër kur ato nuk janë kundër SHBA-së, por kundër Serbisë apo Rusisë. Nëse Amerika dëshiron të ndjekë rrugën e saj gjeopolitike me tapet të kuq për Putinin, ky është problemi i saj.

Le ta bëjë, por duhet të lërë Kosovën të qetë me problemet e saj të brendshme, të krijuara artificialisht edhe për fajin e tyre dhe të europianëve, bashkë me Kushtetutën e Ahtisarit.

Nëse nuk ndihmon, të paktën të mos bëhet pengesë – sidomos në kohë zgjedhjesh – sepse është e turpshme për një fuqi të madhe të sillet në këtë mënyrë.

Amerika ka humbur busullën e vet: një ditë kundër BE-së, një ditë kundër Mbretërisë së Bashkuar, një ditë kundër Kanadasë, një ditë do të pushtojë Grenlandën, pjesë e Danimarkës, aleate e saj e NATO-s, e një ditë Meksikën, pa asnjë strategji afatgjatë e pa vizion të qartë.

Nuk po flas në mbrojtje të Kurtit, por për parimin: aleanca jonë strategjike është me atë shtet që bëri luftën për lirinë e Kosovës, jo me Rusinë apo Serbinë. Nëse SHBA ka hallet e veta dhe ndjen se po humb terren ndaj Kinës, kjo është çështja e saj. Le të përballet me Putinin ose me nostalgjikët e Millosheviçit, por kurrë në kurriz të shqiptarëve.

Shqiptarët e kanë parë gjithmonë Amerikën si mik, por miku duhet të dijë ku qëndron vendi i tij,  jo të ndërhyjë kudo dhe të bëjë rrëmujë, duke dhënë leksione demokracie ndërkohë që edhe vetë ka plagët e veta.

Është e dhimbshme të shohësh se si shpesh SHBA ka lënë aleatët në baltë, ndërsa u shtron tapetin e kuq kundërshtarëve të saj.

Çfarë kërkon Amerika nga ne? Të heshtim përballë krimeve të gjenocidistëve si Vuçiç e Millosheviç? Apo të ndryshojmë qëndrimet sa herë që ndryshon era e politikës së ditës në Uashington? Shqiptarët janë besnikë ndaj Amerikës, por besnikëria nuk do të thotë të shkelësh mbi dinjitetin e tyre.

Prandaj, SHBA duhet të reflektojë se kush janë vërtet aleatët e saj: ata që derdhën gjak për lirinë dhe demokracinë, apo ata që ndjekin vetëm interesat e xhepave dhe oligarkive. Nëse gabon rrugë, nuk do t’i lejohet gjatë të luajë rolin e ‘prokurorit dhe policit të botës’. Shqiptarët nuk janë as Afganistan, as skenë filmash hollivudianë. Ne jetojmë në një realitet të ri, shumë më të rrezikshëm, dhe nuk do të pranojmë të jemi viktima të lojërave të mëdha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë

Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë

13 September, 2025
Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë

Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë

13 September, 2025
Ekipi i Starmer është ‘futur në bunker’ që nga riorganizimi i kabinetit, thotë deputeti i Partisë Laburiste

Ekipi i Starmer është ‘futur në bunker’ që nga riorganizimi i kabinetit, thotë deputeti i Partisë Laburiste

13 September, 2025
Bashkëshortja e Charlie Kirk u drejtohet “përgjegjësve” për atentatin: Nuk e keni idenë çfarë force të papërmbajtshme keni lëshuar në mbarë botën

Bashkëshortja e Charlie Kirk u drejtohet “përgjegjësve” për atentatin: Nuk e keni idenë çfarë force të papërmbajtshme keni lëshuar në mbarë botën

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result