ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën 7 minutes ago
Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital 24 minutes ago
Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi 25 minutes ago
“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev 49 minutes ago
Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona 59 minutes ago
Next
Prev
Home Sports

Troket derbi në Angli, Siti e Junajtid e kanë betejë

albnews by albnews
14 September, 2025
in Sports
0
Troket derbi në Angli, Siti e Junajtid e kanë betejë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mançester Siti e Junait id përballen këtë fundjavë në derbin e shumëpritur të “Etihad”. Dy skuadrat do të zhvillojnë të dielën duelin e 197-të të qytetit të Mançesterit. M.Siti – Në konferencën për media, trajneri i “Citizens”, Pep guardiola ka folur për situatën me dëmtime që po përjeton skuadra e tij.

Ai ka konfirmuar katër mungesa për derbin ndaj Mançester Junaitid. Pep pranoi se Omar Marmush, Rajan Ait-Nuri dhe Rajan Çerki janë jashtë, ndërsa Xhohn Stons, i cili u tërhoq nga skuadra e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Andorrës dhe Serbisë, ka të ngjarë të humbasë gjithashtu ndeshjen me Junaitid.

RelatedPosts

Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën

“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev

“Botërori 2026”, FIFA zbulon numrin rekord të aplikantëve për bileta

“Omar është i lënduar nga ndeshja me Kombëtaren e Egjiptit, Edhe Stons është në dyshim. Nuk është një problem i madh, por ai është në dyshim për të dielën. Ait-Nuri e Rayan Çerki janë gjithashtu të lënduar, por pjesa tjetër është mirë”, ka deklaruar Guardiola. Portieri i ri prej 26 milionë stërlinash, Donaruma, mund të jetë gati për debutimin e tij me Siitn, pasi iu bashkua nga PSG në ditën e fundit të merkatos. Ndërkaq, Siti ka ndërmerrë veprim të rrallë për të rritur atmosferën kundër Junaitid.

Klubi ka pranuar kërkesën e tifozëve të tyre për derbin, në përpjekje për të ndezur atmosferën për përballjen e madhe me rivalët e qytetit. Siti ka nevojë urgjente të rikthehet te fitorja dhe të nisë siç duhet sezonin, duke pasur një mundësi ideale pikërisht ndaj rivalëve të përbetuar. Para ndeshjes, është bërë e ditur se Siti do të ndryshojë diçka për të ndezur atmosferën. Grupi i tifozëve “1984”, i cili bashkëpunon rregullisht me klubin, ka konfirmuar se sistemi i altoparlantëve (PA) do të fiket disa minuta para se ekipet të dalin nga tuneli, për të krijuar një atmosferë ndryshe.

Klubi ka bërë diçka të ngjashme edhe më herët në ndeshje të mëdha, duke ndalur muzikën dhe duke i lënë tifozët të këndojnë, të bërtasin dhe t’u japin një “mirëseardhje” frikësuese rivalëve. M.Junaitid – Trajneri i Junaitidit, Ruben Amorim është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes derbi ndaj Sitit Amorim tregoi gjatë kësaj konference se kush është portieri i parë i “Djajve të Kuq”. “Altai Bajindir është portieri i parë dhe starton ndaj Mançester Sitit.

Jam i lumtur edhe me Lamens, që ka potencial. Jemi në një moment, ku portierët duhet të jetë të fortë dhe me eksperiencë. Shpresojmë shumë në një lojë dhe rezultat të mirë të dielën”, u shpreh Ruben Amorim. Kujtojmë që “Djajtë e Kuq” kanë larguan nga skuadra portierin, Andre Onana, i cili nënshkroi me Trabzonsporin në Superligën e Turqisë. “Djajtë e Kuq” mund të jenë pa Mateus Kunja dhe Mejzon Maunt, pasi të dy u detyruan të lënë fushën gjatë fitores dramatike ndaj Bërnlit. Junaitid është mbi Sitin në renditje pas tre ndeshjesh, me skuadrën e Pep Guardiolës që ka pësuar dy humbje radhazi ndaj Spurs dhe Brajton, pas fitores 4-0 kundër Uolves.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën

Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën

14 September, 2025
Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital

Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital

14 September, 2025
Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi

Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi

14 September, 2025
“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev

“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result