Liverpooli ka vazhduar me formën e shkëlqyer në Premier Ligë, duke e mposhtur në shtëpi Southamponin me rezultat prej 4 me 0.
“Të Kuqtë” kaluan në epërsi në minutën e 47 përmes Oxlade-Chamberlainit, transmeton Koha.net.
Chambo shënoi pas asistimit nga Firmino, i cili po ashtu asistoi për Hendersonin në golin e dytë për skuadrën e Jurgen Kloppit.
E kapiteni Henderson më pas asistoi për Salahun në minutën e 72.
Egjiptiani shënoi sërish në minutën e 90+1 pas asistimit nga Firmino.
Pas 25 xhirove Liverpooli mbetet i pamposhtur, me 24 fitore e 1 barazim dhe mban kreun me 73 pikë. Southamptoni në vendin e 11 ka 31 pikë.