ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë? 8 minutes ago
Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh 13 minutes ago
Si e tejkaluan SHBA-të Kinën si investitori më i madh i huaj në Afrikë 16 minutes ago
Emigranti i dytë i dërguar në Francë kthehet në Mbretërinë e Bashkuar 39 minutes ago
Ambasadorja e Francës në linjë me opozitën: Nuk ka direktivë të BE për ligjin e barazisë gjinore 51 minutes ago
Next
Prev
Home UK

Kryeministri britanik thotë se do të dërgojnë avionë të forcave mbretërore në Poloni pas hyrjes së dronëve rusë

albnews by albnews
16 September, 2025
in UK
0
Kryeministri britanik thotë se do të dërgojnë avionë të forcave mbretërore në Poloni pas hyrjes së dronëve rusë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Britania do të vendosë avionë të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) në Poloni pas asaj që kryeministri Keir Starmer e quajti një shkelje “të paprecedentë” nga dronët rusë në vend, transmeton Anadolu.

Duke folur për “Channel 4 News” të hënën, Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë “mbrojtje të mëtejshme ajrore mbi Poloninë” pas incidentit të javës së kaluar në të cilin forcat e NATO-s rrëzuan disa dronë rusë.

RelatedPosts

Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë?

Emigranti i dytë i dërguar në Francë kthehet në Mbretërinë e Bashkuar

Donald Trump kërcënon BBC-në me padi për dokumentarin mbi 6 Janarin

“Kjo është gjëja e duhur për t’u bërë. Gjëja e gabuar për t’u bërë do të ishte të injorohej ky agresion i shtuar nga (Presidenti rus Vladimir) Putin, nga Rusia”, tha ai.

Avionët “Typhoon” nga “RAF Coningsby” në Lincolnshire do të bashkohen me misionin “Eastern Sentry” të NATO-s, duke fluturuar së bashku me avionë nga Danimarka, Franca dhe Gjermania. Një avion furnizimi me karburant ajër-ajër “Voyager” nga “RAF Brize Norton” do të mbështesë vendosjen.

“Është absolutisht e qartë se rusët po e rrisin agresionin dhe është shumë e rëndësishme që me aleatët tanë të NATO-s, t’i përgjigjemi në mënyrë të përshtatshme kësaj dhe kjo është ajo që po bëjmë sot”, përfundoi ai.

Ky veprim erdhi disa ditë pas asaj që Mbretëria e Bashkuar e përshkroi si “inkursion të pamatur dhe të rrezikshëm” nga dronë rusë në hapësirën ajrore sovrane të Polonisë dhe shkelje të mëtejshme të hapësirës ajrore rumune nga një dron rus gjatë fundjavës.

Rusia i ka mohuar të dyja inkursionet.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë?

Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë?

10 November, 2025
Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh

Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh

10 November, 2025
Si e tejkaluan SHBA-të Kinën si investitori më i madh i huaj në Afrikë

Si e tejkaluan SHBA-të Kinën si investitori më i madh i huaj në Afrikë

10 November, 2025
Emigranti i dytë i dërguar në Francë kthehet në Mbretërinë e Bashkuar

Emigranti i dytë i dërguar në Francë kthehet në Mbretërinë e Bashkuar

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result