Është mbyllur brenda pak minutash seanca e kuvendit ku pritej të diskutohej e debatohej programi qeverisë Rama 4.
Me forcën e kartonit prej 82 votash, programi u miratua, ndonëse pritej që seanca të zgjaste për më shumë se 24 orë.
Mazhoranca vendosi të kalojë menjëherë në votim, pas dy paralajmërimesh nga kreu i qeverisë dhe drejtuesi i grupit të PS se nëse nuk do të lejohej debati do të votonte programin.
Tensioni nisi pasi kryeministri i “dha fjalën” ministres digjitale. Deputetët e opozitës e kundërshtuan këtë gjë duke vijuar ta cilësojnë Diellën si antikushtetuese.
Teksa mazhoranca po votonte, deputetët e opozitës hodhën drejt kreut të kuvendit dhe kryeministrit rregulloren, që për ta po shkelet.