Çifti i konsideruar yll, regjisori amerikan Tim Burton dhe aktorja italiane Monica Bellucci, njoftuan ndarjen e tyre në një deklaratë dërguar agjencisë AFP-së.
Me shumë respekt dhe dashuri të ndërsjellë, Monica Bellucci dhe Tim Burton kanë vendosur të ndahen, thanë dy personazhet e famshëm në një deklaratë të përbashkët.
Regjisori i “Edward Scissorhands” dhe “Sleepy Hollow” dhe aktorja e “Mission Cleopatra” ose “Irreversible” u takuan në festivalin “Lumiere” në Lyon, në tetor të vitit 2022, kur italiania i dorëzoi çmimin “Lumiere” për Arritje Gjithëpërfshirëse.
Tim Burton dhe Monica Bellucci më pas filluan një marrëdhënie që çoi në një bashkëpunim artistik me filmin “Beetlejuice”, i cili u shfaq në Festivalin e Filmit në Venecia, në vitin 2024.
Në këtë film artistik, një vazhdim i komedisë makabre të vitit 1988 të Tim Burton, Monica Bellucci luan Delores, një krijesë e ligë si Frankenstein, e vendosur të hakmerret ndaj ish-burrit të saj, Beetlejuice (Michael Keaton).
“Beetlejuice” ishte një sukses në arkëtimet e Amerikës së Veriut, duke fituar gati 300 milion dollarë. /TAR