Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka konfirmuar takimin e tij me Presidentin e Turqisë, Erdogan. Takimi do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator. Qëllimi i këtij takimi është përfundimi i marrëveshjes tregtare dhe ushtarake mes dy vendeve.
“Ne po punojmë për shumë marrëveshje tregtare dhe ushtarake me Presidentin, duke përfshirë blerjen në shkallë të gjerë të avionëve Boeing, një marrëveshje të madhe F-16 dhe një vazhdim të bisedimeve për F-35, të cilat presim të përfundojnë pozitivisht”, shkroi Trump në rrjetin e tij social.
Reuters raporton se Erdogan ka vizituar për herë të fundit Shtëpinë e Bardhë në vitin 2019 gjatë mandatit të parë të Trump, dhe se dyshja ka pasur një të kaluar të mbushur me probleme. Megjithatë Trump e mohoi këtë përmes një postmi në rrjetet sociale duke thënë se ai dhe Erdogan kanë pasur gjithmonë marrëdhënie shumë të mirë.