Kriza në veriperëndim të Sirisë po kthehet në një krizë të paprecedentë ndaj të mbrojtjes së fëmijëve.
”Dhuna e javëve së kaluara ka detyruar që 6 500 fëmijë të ikin çdo ditë nga vendi duke sjellë që numri i përgjithshëm i fëmijëve të zhvendosur të jetë më shumë se 300 000 që nga fillimi i dhjetorit”, deklaroi drejtoresha e përgjithshme e UNICEF-it, Henrietta Fore.
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se 1,2 milionë fëmijë kanë shumë nevojë për ushqim, ujë dhe ilaçe.
Fëmijët dhe familjet po strehohen në strukturat publike si shkolla, xhami, ndërtesa dhe dyqane të papërfunduara.
”Shumë njerëz jetojnë në mjedise të hapura, madje edhe në parqe, në mes të shirave të mëdha dhe të ftohtit. Qasja në shërbimet më themelore të tilla si shëndetësia, uji ose kanalizimet është shumë e kufizuar ose joekzistente”, përfundon raporti i UNICEF.