ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve 1 hour ago
Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte 1 hour ago
Fluturimi i dronëve nga Serbia në veri, Hoxha: E kemi njoftuar KFOR-in 1 hour ago
Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta” 1 hour ago
Vrasja e vajzës keniane drejt mbylljes! Policia nuk sekuestroi provat në kohë. Nëna: E di kush është vrasësi 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

albnews by albnews
26 September, 2025
in Albania
0
Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Personat që shihni në foton e mësipërme janë shtetasit Xhoi Zina, 25 vjeç dhe Angjelina Koçi, 22 vjeçe, çifti i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Warehouse” për zbulimin e një magazine droge në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se Xhoi Zina dhe Angjelina Koçi ishin të fejuar, teksa dyshohet se me një automjet tip “Toyota Yaris” kanë marrë një sasi droge kanabisi nga Sukthi dhe e kanë transportuar për tek magazina në rrugën “Myslym Keta”, që kishte veprimtari në prodhimin e paletave të drurit. Droga ishte e ndarë në disa pako dhe e futur në një valixhe.

RelatedPosts

Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Vrasja e vajzës keniane drejt mbylljes! Policia nuk sekuestroi provat në kohë. Nëna: E di kush është vrasësi

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

Magzina ndodhej pranë zonës së Tufinës, në pronësi të Astrit Kuqit, babait të 21-vjeçarit Redion Kuqi, i cili po ashtu u arrestua si i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Ndërkohë, i arrestuari tjetër Ardit Citaku, 22 vjeç, mësohet se kishte rolin e rojës së magazinës, për të mos u vjedhur malli. Ai gjithashtu shoqëronte çiftin e të fejuarve kur transportonin drogën nga Sukthi në Tiranë.

Xhoi Zina, 25 vjeç dhe Angjelina Koçi, 22 vjeçe

Në momentin e ndërhyrjes së efektivë të Komisariatit nr. 4, brenda magazinës, bashkë me Ardit Citakun, është gjetur edhe shtetasi Erdi Gjiriti, 37 vjeç, të cilit i është gjetur një sasi lënde narkotike kokainë.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije për mediat se pesë të arrestuarit kanë pranuar akuzat dhe kanë treguar skemën që përdornin për aktivitetin kriminal.

Grupi hetimor dyshon se ata janë përfshirë në trafikun e drogës prej të paktën një viti. Lënda narkotike dyshohet se të rinjtë e siguronin nga një grup kriminal në Sukth dhe, pasi e sillnin në magazinën në Tufinë, e përgatisnin për shpërndarje në doza më të vogla.

Ndërkohë, në magazinë është gjetur edhe një armë zjarri pistoletë,  ndërsa në banesën e 25-vjeçarit Xhoi Zina, është gjetur edhe një armë zjarri pistoletë dhe dy armë të ftohta

“Në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit Redion Kuqi, me veprimtari prodhimin e paletave të drurit, u gjetën një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë. Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë, nga shtetasi Xhoi Zina, në bashkëpunim me shtetasen Angjelina Koçi.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, në magazinë u konstatuan shtetasit Ardit Citaku dhe Erdi Gjiriti. Gjatë kontrollit fizik, shtetasi Erdi Gjiriti iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xhoi Zina, u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 armë të ftohta.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Autoritetet bëjnë me dije se kanë sekuestruar 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi Kokaine, dy armë zjarri, dy armë të ftohta, dy automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme. Policia tha se hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Gjithashtu, Policia ka publikuar edhe pamjet e aksionit, momentin e ndërhyrjes në magazinë dhe kapjen brenda saj të dy personave.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

26 September, 2025
Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte

Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte

26 September, 2025
Fluturimi i dronëve nga Serbia në veri, Hoxha: E kemi njoftuar KFOR-in

Fluturimi i dronëve nga Serbia në veri, Hoxha: E kemi njoftuar KFOR-in

26 September, 2025
Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

26 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result