Osmani takon Trump: Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara, boshti i pathyeshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë një darke të organizuar prej tij në kuadër të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Osmani tha se takimi u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe përmbajtësore, ndërsa theksoi se miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm i shtetit të Kosovës.

“Një takim i planifikuar si protokollar me Presidentin Trump u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore. Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe!

Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, i shkruan Osmani.

Takimi vjen në një moment kur Kosova synon të forcojë më tej marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në, të cilën e konsideron aleatin më të rëndësishëm strategjik në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Share This Article