ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë 6 hours ago
Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës 6 hours ago
Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete 6 hours ago
Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht. 6 hours ago
Arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë, sekuestrohen 16 kg kokainë me vlerë më shumë se 500,000 euro. Ja ku e kryenin aktivitetin… 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

The Washington Post: Shqipëria, befasia e Ballkanit që konkurron Italinë e Greqinë

albnews by albnews
28 September, 2025
in Albania
0
The Washington Post: Shqipëria, befasia e Ballkanit që konkurron Italinë e Greqinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Me bukurinë e saj mahnitëse natyrore, historinë e pasur dhe mikpritjen e ngrohtë, Shqipëria është një alternativë e denjë për pushime, edhe kundrejt Italisë ose Greqisë. Kështu shkruan gazetarja e “The Washington Post” Natalie B. Compton në një artikull të saj, pas një udhëtimi njëjavor në vendin tonë.

Natalie, e shoqëruar edhe nga bashkëshorti i saj, e nisën udhëtimin në Shqipëri nga Shkodra, pasi kishin ardhur me furgonin e kampingut nga Kroacia e më pas nga Mali i Zi.

RelatedPosts

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës

“Shqipëria“, siç thotë ajo, “duket si një përzierje mes Italisë dhe Greqisë, por pa turma dhe me çmime më të ulëta”.

Gjatë pesë viteve të fundit, në Instagram-in e saj, gazetarja thotë se janë shtuar videot dhe lajmet nga Shqipëria. Miqtë dhe gazetarë të shumtë këmbëngulnin se vendi ynë ishte destinacioni i përsosur si “zëvendësues” i Italisë, Kroacisë apo Greqisë. Mund të kishe gjithçka, ushqim, natyrë, jetë nate, me pak kosto dhe e papopulluar, pra një zgjidhje për problemin e mbingarkesës turistike të Europës.

“Doja të besoja”, thotë ajo, “por më dukej shumë mirë për të qenë e vërtetë.”

Ndaj edhe udhëtimin ballkanik e nisi nga Shqipëria, për të vërtetuar pikërisht ato që kishte dëgjuar.

A do ta përmbushte Shqipëria famën që kishte?

Ndalesa e parë, Shkodra, një rajon i njohur për malet, liqenet, agroturizmin në ferma dhe ecjet në natyrë, si dhe për historinë e tij.

Nga një mëngjes tradicional në fshatin malor të Rragamit, deri te noti në një liqen të qetë ku ishin të vetëm, turistët thonë se përjetuan një Shqipëri që nuk ngjan me asnjë tjetër.

Udhëtimi vijoi drejt bregdetit të jugut, në drejtim të Himarës, për të cilën kishin dëgjuar se ishte më e qetë se disa nga qytetet më të mëdha bregdetare si Vlora, Durrësi apo Saranda. Teksa po udhëtonin përgjatë rrugës nacionale, çiftit amerikan i tërhoqi vëmendjen Deti Jon, i cili shkëlqente në horizont dhe, ashtu siç e kishin parë në Instagram, vetë plazhi dukej njësoj si pjesë të Italisë apo Greqisë, uji jashtëzakonisht i pastër dhe shezllonët të shumtë.

Akomodimi në qytet varionte nga bujtinat me çmime të ulëta deri te hotele luksoze që kushtonin qindra dollarë nata.

Po në Himarë, por pak më tej, turistët vizituan edhe plazhin e Livadhës, një zonë më pak e zhvilluar, por tërheqëse.

Nga Livadhi, udhëtimi i çiftit vijoi në Berat, qytetin e njohur për shtëpitë karakteristike që rreshtohen përgjatë lumit Osum, e në fund në Tiranë.

“Një javë nuk mjaftoi aspak. Nuk shkuam në majat më të larta të vendit, në fshatrat më të largëta apo te “Syri i Kaltër”, ato pishina të famshme me ngjyrë xhevahiri ku uji i akullt buron nga shpella aq të thella sa zhytësit nuk ia kanë gjetur ende fundin. Ka plazhe idilike që mund t’i arrish vetëm me varkë dhe rrënoja më të vjetra se Roma, të cilat nuk patëm kohë t’i shihnim. Ato që gjetëm ishin më shumë sesa një “kopje” e vendeve të tjera. Kur miqtë na pyesin për udhëtimin tonë në Shqipëri, nuk u themi që ishte si Italia apo Greqia.“

E me premtimin se do të rikthehen për të parë të tjera destinacione turistike shqiptare, gazetarja e “The Washington Post” shkruan se zyrtarët presin një numër edhe më të lartë turistësh për vitin 2025, deri në gusht janë regjistruar pothuajse 9 milionë turistë të huaj.

“Ministria e Turizmit ka deklaruar se kërkon turizmin e qëndrueshëm, jo atë masiv, dhe po përpiqet të balancojë interesat private me aksesin publik në plazhe. Megjithatë, zhvillimi po ecën me ritme të shpejta, me projekte madhore infrastrukturore si aeroporti i ri në Vlorë, i cili pritet të nisë fluturimet komerciale këtë vit, si dhe resortet luksoze të Jared Kushner”, shkruhet në artikullin e “The Washington Post”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

28 September, 2025
Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës

Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës

28 September, 2025
Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete

Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete

28 September, 2025
Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht.

Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht.

28 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result