ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës 4 hours ago
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës 4 hours ago
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain 4 hours ago
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping 4 hours ago
Pesë mësime nga fjalimi i Starmer në konferencë 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm: Biznesmeni Francesco Becchetti dënohet me 12 vjet burg

albnews by albnews
30 September, 2025
in Albania
0
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm: Biznesmeni Francesco Becchetti dënohet me 12 vjet burg
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vendosi të martën lehtësimin e dënimit për biznesmenin italian Francesco Becchetti, i shpallur në kërkim nga Shqipëria që prej vitit 2015.

Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Genti Shala (relator), Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani, ndryshoi pjesërisht vendimin e Shkallës së Parë. Becchetti, i cili në shkurt të vitit 2022 u dënua me 17 vite burg, u dënua përfundimisht me 12 vjet burgim. Pesë vite iu ulën në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, i cili parashikon bashkimin e dënimeve në një të vetëm.

RelatedPosts

Vijojnë dëshmitë e mbrojtjes në Hagë, Jock Covey: Thaçi kishte raporte komplekse me komandantët e UÇK-së

OSBE ripohon mbështetjen për SPAK: Lufta kundër korrupsionit dhe krimi zgjedhor në fokus

Zbulime të reja në Akrolisin antik, skanimi i parkut të Lezhës zbulon fortifikimin e shekujve IV–V p.e.s.

Becchetti u akuzua për katër vepra penale: vjedhje duke shpërdoruar detyrën, krijim i skemave mashtruese, pastrim parash dhe falsifikim.

Vendimi i Apelit preku edhe të dënuar të tjerë në këtë dosje:

Mauro de Renzis, partner në biznes i Becchettit, u dënua me 12 vjet burg, nga 16 vjet që e kishte dënuar Shkalla e Parë.

Për të pandehurat Eriona Troplini dhe Liliana Condimitti (nëna e Becchettit), Apeli la në fuqi masën e dënimit me nga 8 vjet burg për secilën.

Apeli gjithashtu la në fuqi dënimin për falsifikim dokumentesh ndaj Stavri Peçi (2 vjet burg) dhe Fetah Dervishi (3 vjet burg), dënime këto të pezulluara dhe zëvendësuar me shërbim prove në Shkallë të Parë.

Një tjetër pikë thelbësore e vendimit të Apelit ishte prishja e vendimit të Shkallës së Parë në lidhje me përgjegjësinë penale të shoqërive.

Gjykata e Apelit vendosi të pushojë çështjet penale në ngarkim të shoqërive të zotëruara nga të dënuarit, duke i përjashtuar ato nga përgjegjësia për disa vepra penale:

U pushua çështja penale në ngarkim të shoqërisë “Kalivaç Green Energy” sh.p.k për sa i përket veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”.

U pushua çështja penale në ngarkim të kompanisë “Energy” sh.p.k për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.

Ky vendim i Apelit shënon një fazë të re në një nga dosjet më të bujshme të hetuara nga Prokuroria Shqiptare kundër korrupsionit dhe mashtrimit me fonde publike.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

30 September, 2025
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

30 September, 2025
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

30 September, 2025
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

30 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result