ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dita Botërore e Kafesë, llojet më të shtrenjta në botë 3 hours ago
Zbulohet thesari 1 milion dollarësh nga një anije spanjolle e mbytur në Florida 3 hours ago
Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes 3 hours ago
Përplasje vdekjeprurëse në Gaza, Hamasi dhe klani i fuqishëm palestinez përleshen në Khan Younis 3 hours ago
Lezhë, gjendet pa jetë një 65-vjeçar, dyshohet se është vrarë me armë zjarri 3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Ish-ndihmës Sekretar i Shtetit i SHBA-së gjatë luftës së Kosovës, Rubin: Gjykata Speciale duhet t’i shpallë të pafajshëm ish- krerët e UÇK-së

albnews by albnews
3 October, 2025
in Kosova
0
Ish-ndihmës Sekretar i Shtetit i SHBA-së gjatë luftës së Kosovës, Rubin: Gjykata Speciale duhet t’i shpallë të pafajshëm ish- krerët e UÇK-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

James Rubin, ish-ndihmës Sekretar i Shtetit i SHBA-së gjatë Luftës së Kosovës, ka bërë thirrje të fortë që Gjykata Speciale në Hagë (Dhomat e Specializuara të Kosovës) “të bëjë gjënë e duhur” dhe t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së.

Rubin, i cili dëshmoi për tre ditë si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, ngriti alarmin se gjyqi po e çon të drejtën penale ndërkombëtare në një vend “shumë të çuditshëm dhe shqetësues”, dhe i cilësoi pyetjet e gjyqtarëve si të anshme.

RelatedPosts

Rikthehet në krye të KFOR-it në Kosovë gjeneralmajori turk

Kosova arreston një shtetas serb për sulm ndaj policëve në Jarinjë

Aktivistja shqiptare ‘mes të ndaluarve’ në flotiljen drejt Gazës

Në një intervistë për gazetaren amerikane, Christiane Amanpour, Rubin tha se gjatë dëshmisë së tij vuri re një prirje shqetësuese nga trupi gjykues.

“Gjyqtarët, për habinë time, më bënë pyetje që më dukeshin të njëanshme. Nuk tingëllonin si pyetje për të zbuluar fakte… Më dukej sikur ata tashmë kishin vendosur se UÇK ishte një organizatë e strukturuar ku Thaçi ishte në krye, gjë që nuk është e vërtetë,” tha Rubin.

Ish-diplomati argumentoi se qëllimi i gjykatave të krimeve të luftës është të përcaktojnë përgjegjësinë individuale, jo kolektive, për të parandaluar vazhdimin e konflikteve etnike. Ai tha se këta të pandehur nuk kishin “përgjegjësi, aftësi dhe autoritet për të lejuar ose urdhëruar krime lufte.”

UÇK-ja dhe roli i Hashim Thaçit

Duke folur për përvojën e tij gjatë luftës në Kosovë, Rubin tha se e pa nga afër funksionimin e brendshëm të UÇK-së, të cilën e përshkroi si një “ushtri të papërgatitur, të çorganizuar.”

Ai theksoi se Thaçi, atëherë një djalë i ri, nuk kontrollonte asgjë brenda kësaj strukture, por funksiononte më shumë si ministër i Jashtëm.

Rubin shtoi se Ballkani ndodhet sërish në një situatë të pasigurt dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërhyjë pas vendimit të Speciales: “Pastaj Shtetet e Bashkuara bashkë me evropianët duhet të ulen me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë dhe ta zgjidhin këtë problem.”

Ai kujtoi se gjatë viteve të luftës, ndërhyrja e udhëhequr nga Presidenti Clinton dhe Madeleine Albright ndihmoi në parandalimin e një gjenocidi potencial në kohë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dita Botërore e Kafesë, llojet më të shtrenjta në botë

Dita Botërore e Kafesë, llojet më të shtrenjta në botë

3 October, 2025
Zbulohet thesari 1 milion dollarësh nga një anije spanjolle e mbytur në Florida

Zbulohet thesari 1 milion dollarësh nga një anije spanjolle e mbytur në Florida

3 October, 2025
Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

3 October, 2025
Përplasje vdekjeprurëse në Gaza, Hamasi dhe klani i fuqishëm palestinez përleshen në Khan Younis

Përplasje vdekjeprurëse në Gaza, Hamasi dhe klani i fuqishëm palestinez përleshen në Khan Younis

3 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result