E vërteta e vrasjes së Kadri Hazbiut!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zbarkimi i bandës së Xhevdet Mustafës në vitin 1982 mbetet një episod i errët dhe i debatuar. Ish-oficeri i zbulimit, Hajro Limaj, hedh dritë mbi prapaskenat, duke e cilësuar atë si një “skenar të organizuar” me qëllime të fshehta politike.

Sipas tij, gjithçka nisi kur shërbimi sekret jugosllav, UDB-ja, përdori një agjente të bukur me origjinë shqiptare për të joshur dhe manipuluar Xhevdet Mustafën, një emigrant anti-komunist në SHBA.

Çuditërisht, zbulimi shqiptar ishte në dijeni të plotë të planit.

“Një informator ynë në Romë, i cili priste të merrte biletën për Tiranë, na dha të gjithë planin e lëvizjes së Mustafës,” zbulon Limaj.

Informacioni i kaloi Ministrit të Mbrojtjes Kadri Hazbiu, i cili sugjeroi që grupi të bllokohej në Itali. Por, sipas një shënimi që Limaj pretendon se ekziston në arkiva, Ramiz Alia vendosi ndryshe dhe tha: Le të zbarkojnë në Shqipëri.

Pse u lejua ky operacion kamikaz?
Limaj argumenton se ishte një kurth i ngritur nga Ministri i Brendshëm, Hekuran Isai, për të eliminuar rivalin e tij, Kadri Hazbiun. Skenari ishte që të pretendohej se Hazbiu ishte bashkëpunëtor i bandës.

“Kur u rrethua banda, Hekuran Isai i tha Kadri Hazbiut në telefon: ‘Mbaroi misioni yt’. Ishte një skenar për asgjësimin e tij,” pohon Limaj. Në gjyqin kundër tij, vetë Hekuran Isai më vonë do ta pranonte se ishte një skenar i organizuar.

Share This Article