Policia e Durrësit ka vënë në pranga 33-vjeçarin F. H., i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Gjithashtu, në Kavajë është arrestuar në flagrancë 65-vjeçari A. P., i cili është kapur jashtë banesës, në shkelje të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, që i ishte caktuar për veprën “Plagosje e lehtë me dashje”.
Të dy rastet janë referuar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme.