ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade 3 minutes ago
VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja 5 minutes ago
Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina 7 minutes ago
Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës 9 minutes ago
‘Një nga gjërat më të mëdha’ – Inovatorët e artit të Nigerisë në ekspozitë në Londër 13 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Fotot/ Trafiku i armëve, i riu i kërkuar nga SPAK i lirë rrugëve të Londrës

albnews by albnews
8 October, 2025
in Albania, UK
0
Fotot/ Trafiku i armëve, i riu i kërkuar nga SPAK i lirë rrugëve të Londrës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

28-vjeçari shqiptar, Alban Gjidiaj, i akuzuar për përfshirje në një komplot ndërkombëtar për trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, është lënë i lirë me kusht nga autoritetet britanike ndërsa përballet me procedurat e ekstradimit në Shqipëri.

Sipas autoriteteve shqiptare dhe dokumenteve gjyqësore, Gjidiaj është i dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kishte planifikuar të transportonte tetë armë zjarri dhe një sasi të konsiderueshme municioni nga porti i Durrësit drejt bandave në territorin britanik.

RelatedPosts

‘Një nga gjërat më të mëdha’ – Inovatorët e artit të Nigerisë në ekspozitë në Londër

Shaka për viktimat e vrasjes në bisedën në WhatsApp për oficerët e policisë

Shqiptarët e burgosur në Belgjikë, pritet marrëveshje mbi transferimin e tyre në Shqipëri

Gjidiaj u arrestua më herët këtë vit nga Policia Metropolitane e Londrës, pas një urdhër arresti të lëshuar nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ai u la i lirë me kusht pasi ofroi një garanci prej 5,000 paundësh, duke nxitur reagime për lirimin e tij, pavarësisht rrezikut që paraqet për sigurinë publike.

Sipas Daily Mail, të cilës i referohet Top Channel, Nëse ekstradohet dhe shpallet fajtor, ai përballet me një dënim prej 17 vitesh burg në Shqipëri. Gjidiaj i ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se do t’i kundërshtojë përpjekjet për ekstradim.

Sipas një komunikate të SPAK të lëshuar në korrik, më 10 prill 2023, në portin e Durrësit u ndalua një furgon me targa britanike, brenda të cilit u zbuluan tetë armë tip pistolete (Glock, Herstal dhe Browning), katër karikatorë dhe 201 fishekë kalibri 9 mm, të fshehura në një tavolinë druri.

Armatimi ishte pa numra serialë, çka sipas hetuesve dëshmonte për përdorimin e tyre të planifikuar në aktivitete kriminale të padukshme. Në këtë rast, Gjidiaj akuzohet për rol ndihmës në organizimin e transportit dhe logjistikës.

Një ekspert shqiptar i krimit të organizuar, në kushte anonimiteti, deklaroi për mediat britanike:

“Çmontimi i kësaj organizate kriminale nga SPAK ka shpëtuar jetë. Këto armë ishin të destinuara për grupe kriminale në Mbretërinë e Bashkuar dhe për ruajtjen e fermave të kanabisit apo shtëpive të sigurta ku ruhen lëndët narkotike.”

Në të njëjtin hetim, është përfshirë edhe Almir Gjidiaj, 33 vjeç, vëllai i Albanit, i cili u arrestua në një hotel në ishujt Rosario, në brigjet e Kolumbisë. Sipas SPAK, ai konsiderohet si kreu i një nën-grupi në Mbretërinë e Bashkuar, i cili merrej me menaxhimin e trafikut të armëve në tregun e zi.

Almir Gjidiaj, që më parë kishte regjistruar një kompani pastrimi në Londër, akuzohet për rolin drejtues në rrjetin e trafikimit të armëve me rreze të mesme dhe të gjatë.

Alban Gjidiaj pritet të dalë para Gjykatës së Magjistratëve të Westminsterit më 4 dhjetor 2025, ku do të mbahet seanca kryesore e shqyrtimit të kërkesës për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Ai është aktualisht nën masë kontrolli elektronik (tag), i detyruar të qëndrojë në banesë nga ora 19:00 deri në 07:00, të paraqitet rregullisht në një komisariat policie dhe nuk lejohet të aplikojë për dokumente udhëtimi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade

Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade

8 October, 2025
VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja

VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja

8 October, 2025
Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

8 October, 2025
Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

8 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result