Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin artistik “Cllevio”, pritet të ekstradohet sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë.
Ekstradimi i tij do të realizohet më 8 tetor nga autoritetet e Interpolit, me destinacion Tiranën, ku reperi do të përballet me drejtësinë shqiptare.
Cllevio ndodhej i ndaluar në Dubai prej rreth tre muajsh dhe ka nënshkruar tashmë dokumentet e ekstradimit.