“Pallati lundrues” luksoz mbërrin në Portin e Durrësit, zbarkojnë qindra turistë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mëngjesin e sotëm, në kalatën 5 të Portit të Durrësit është ndalur për herë të parë kroçiera luksoze “Seven Seas Grandeur”.

Anija turistike mban në bord 728 vizitorë nga vende të ndryshme të botës, kryesisht nga SHBA (555 pasagjerë), si dhe nga Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Australia, Brazili, Gjermania, Spanja, Japonia dhe vende të tjera.

"Pallati lundrues" luksoz mbërrin në Portin e Durrësit,

Ky fluks pasagjerësh konfirmon se Durrësi është një nga destinacionet më tërheqëse të itinerareve mesdhetare për kroçierat ndërkombëtare.

Për më tepër, prania e vizitorëve gjatë muajve të vjeshtës dëshmon se sezoni turistik në Durrës nuk përfundon me verën dhe se turizmi detar po shndërrohet në një trend gjithëvjetor, duke promovuar vendin tonë si destinacion gjithëvjetor për vizitorët e huaj.

"Pallati lundrues" luksoz mbërrin në Portin e Durrësit,

Pas ndalesës në Durrës kroçiera do të vijojë lundrimin drejt Kotorrit në Mal i Zi. 

Share This Article