Epidemia e koronavirusit, që ka paralizuar motorët kryesorë të ekonomisë kineze, mund ta zhysë rritjen tashmë mjaft të brishtë të gjigantit aziatik.
Një duzinë provincash, shumica shumë të industrializuara, si Guangdong, kanë porositur fabrikat dhe bizneset jo thelbësore të qëndrojnë të mbyllura deri më 9 shkurt.
“Këto rajone përfaqësojnë më shumë se 50 % të PBB-së kineze, çdo vonesë në rikuperimin e aktivitetit do të forcojë ndikimin në rritje në tremujorin e parë”, paralajmëron Oxford Economics.
Sektori i prodhimit përbën rreth një të tretën e ekonomisë kineze./ATSH/