ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Arrestimi i avokatit Barjami, Braho: Ndalim pa bazë ligjore, duhej ndaluar në flagrancë, jo një ditë më pas 12 minutes ago
“Një vit para BE-së”, Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital 3 hours ago
Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore 4 hours ago
Shpopullimi i Shqipërisë! 70% e bashkive me shtesë natyrore negative 5 hours ago
Shkarkoi Postecoglun pas një muaj në stol, pronari grek gjen pasardhësin në pankinën e Nottigham 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Nga Da Vinci te Rembrandt, ja disa nga grabitjet e famshme të muzeve përgjatë historisë

albnews by albnews
20 October, 2025
in Bota
0
Nga Da Vinci te Rembrandt, ja disa nga grabitjet e famshme të muzeve përgjatë historisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Të dielën në mëngjes, një grup hajdutësh dyshohet se vodhën nëntë bizhuteri nga koleksioni i Napoleonit në Luvër, duke përdorur një ashensor për të arritur në muze.

Grabitja e guximshme në muzeun më të vizituar në botë ndodhi ndërsa turistët ishin brenda Galerisë Apollo, ku ekspozohen një pjesë e xhevahireve të kurorës franceze.

RelatedPosts

Aksident tragjik në Hong Kong/ Avioni rrëshqet nga pista dhe përfundon në det, dy persona humbin jetën

Luftanija më e madhe dhe më e avancuar amerikane “pushton” Mesdheun

Nëse BE-ja nuk e josh Ballkanin Perëndimor, do ta bëjnë Rusia ose Kina

Vjedhja që ndodhi rreth gjysmë ore pas hapjes, me vizitorët brenda, ishte ndër grabitjet e profilit më të lartë të muzeut dhe vjen ndërsa stafi u ankua se mbipopullimi dhe numri i pakët i personave vazhdojnë të rëndojnë sigurinë e muzeut më të madh të Francës.

Luvri ka një histori të gjatë vjedhjesh dhe tentativash grabitjesh. Një nga grabitjet më të famshme të muzeve në histori ndodhi atje në vitin 1911, kur Mona Lisa legjendare, u zhduk nga korniza e saj.

Nga Da Vinci te Rembrandt, ja disa nga grabitjet e famshme të muzeve

“Mona Lisa” nga Leonardo Da Vinci, Muzeu i Luvrit, 1911

“Mona Lisa” e Leonardo Da Vinçit është padyshim një nga veprat e artit më të famshme në botë dhe atraksioni më i njohur në Luvër sot.

Por përpara vjedhjes së saj, ajo nuk ishte e njohur gjerësisht jashtë botës së artit. Në vitin 1911, Vincenzo Peruggia, një ish-punonjës, u fsheh brenda muzeut dhe doli me pikturën nën pallto.

Pasi Luvri njoftoi vjedhjen, gazetat në të gjithë botën botuan tituj kryesorë rreth kryeveprës së zhdukur.

Ajo u gjet dy vjet më vonë në Firence, pasi Peruggia u përpoq ta shiste pikturën – një episod që ndihmoi që portreti i da Vinçit të bëhej vepra e artit më e njohur në botë.

Nga Da Vinci te Rembrandt, ja disa nga grabitjet e famshme të muzeve

‘Jacob de Gheyn III’ nga Rembrandt, Galeria e Pikturave Dulwich, 1966, 1973, 1981 dhe 1983

Në një nga rastet më të çuditshme të vjedhjes së veprave të artit, vepra “Jacob de Gheyn III” e Rembrandtit është bërë një nga pikturat e mëdha më të vjedhura në historinë moderne, sipas Librit të Rekordeve Guinness, me nofkën “Takeaway Rembrandt”.

U vodh për herë të parë nga Galeria e Pikturave Dulëich në Londër në vitin 1966 së bashku me dy vepra të tjera, pastaj përsëri në vitet 1973, 1981 dhe 1983. Portreti u gjet pas çdo vjedhjeje dhe mbetet i ekspozuar në muze sot.

Megjithatë, vepra e artit më e vjedhur e të gjitha kohërave është Altari i Ghentit, i njohur edhe si “Adhurimi i Qengjit Mistik” nga Jan van Eyck. Është raportuar se është vjedhur shtatë herë, është plaçkitur nga trupat e Napoleonit në vitin 1794, si dhe nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Nga Da Vinci te Rembrandt, ja disa nga grabitjet e famshme të muzeve

Grabitja në Muzeun Isabella Stewart Gardner, Boston, 1990

Është quajtur grabitja më e madhe e veprave të artit në historinë e SHBA-së, por 35 vjet më vonë, vjedhja e 13 veprave nga Muzeu Isabella Steëart Gardner në Boston mbetet e pazgjidhur.

Në orët e para të 18 marsit 1990, dy burra të maskuar si oficerë policie të Bostonit hynë me zë të lartë në muze duke thënë se po i përgjigjeshin një telefonate.

Ata mposhtën dy roje sigurie, i lidhën me shirit ngjitës dhe kaluan më shumë se një orë duke vjedhur 13 vepra arti, përfshirë kryevepra nga Rembrandt, Vermeer, Degas dhe Manet.

“Koncerti” i Vermeer-it, një nga sendet më të vlefshme të vjedhura, vlente ndoshta deri në gjysmë miliardi dollarë, thanë autoritetet.

Disa nga veprat, përfshirë “Stuhia në Detin e Galilesë” të Rembrandit, u prenë nga kornizat e tyre. Ato korniza varen bosh në muze deri më sot.

Grabitja e Muzeut Van Gogh, Amsterdam, 1991 dhe 2002

Dy piktura u vodhën nga hajdutët të cilët përdorën një shkallë dhe çekiçë për të hyrë me forcë në Muzeun Van Gogh të Amsterdamit në vitin 2002.

Pikturat u gjetën nga policia italiane dhe iu rikuperuan mafias së Napolit. Pasi kishin qenë të zhdukura për 14 vjet, ato u gjetën dhe u kthyen në muze në vitin 2016.

Muzeu Van Gogh ishte grabitur gjithashtu vetëm disa vite më parë, në vitin 1991, kur u vodhën 20 piktura që vlerësoheshin të vlenin mbi 400 milionë euro, përfshirë të famshmen “Ngrënësit e Patateve”. Ata u gjetën pak më vonë në një makinë të braktisur jo shumë larg.

Nga Da Vinci te Rembrandt, ja disa nga grabitjet e famshme të muzeve

Xhevahire të shekullit të 18-të, Kasaforta e Gjelbër e Dresdenit, 2019

Në vitin 2019, hajdutët thyen vitrinat në Green Vault të Dresdenit, një nga muzetë më të vjetër në botë, dhe vodhën bizhuteri mbretërore të mbushura me diamante me vlerë qindra miliona euro.

Zyrtarët thanë se ata ia mbathën me tre komplete bizhuterish “të paçmuara” të shekullit të 18-të, të cilat do të ishin të pamundura për t’u shitur në tregun e hapur.

Një pjesë e sasisë së sekuestruar u gjet më vonë. Pesë burra u dënuan dhe një i gjashtë u lirua nga akuzat. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Arrestimi i avokatit Barjami, Braho: Ndalim pa bazë ligjore, duhej ndaluar në flagrancë, jo një ditë më pas

Arrestimi i avokatit Barjami, Braho: Ndalim pa bazë ligjore, duhej ndaluar në flagrancë, jo një ditë më pas

20 October, 2025
“Një vit para BE-së”, Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital

“Një vit para BE-së”, Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital

20 October, 2025
Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

20 October, 2025
Shpopullimi i Shqipërisë! 70% e bashkive me shtesë natyrore negative

Shpopullimi i Shqipërisë! 70% e bashkive me shtesë natyrore negative

20 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result