ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Thesare në letër, librat më të rrallë dhe të kushtueshëm që kanë bërë histori 1 hour ago
Plani 12-pikësh/Vendet evropiane propozim të ri për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës 1 hour ago
Nga Spanja: Villarreal-Barcelona nuk do të luhet në Miami 1 hour ago
Patenta e re në BE – Çfarë do të ndryshojë? 3 hours ago
Siguria dhe emigrantët, Kosova dhe Britania e Madhe drejt një marrëveshjeje historike 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

albnews by albnews
21 October, 2025
in Albania, Opinion
0
A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Mentor Kikia

Së pari: Zoti dhe mjekët bëfshin më të mirën për ta shpëtuar Fatos Nanon në këtë betejë me vdekjen.

RelatedPosts

“Trump ka gjithmonë të drejtë”- Rama batuta nga Londra: Jam më i gjati ndër liderët, por s’më takon të flas për çështje të tilla globale

Atentati ndaj gazetarit italian, “La Repubblica”: Artur Shehu në qendër të hetimeve të antimafias

Rama bën të fortin në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët

Së dyti: Jeta politike e Fatos Nanos do të jetë objekt analize, për të parë edhe një pjesë të rrjedhës së politikës shqiptare në një epokë që njihet si fillimet e demokracisë, por që na fakt ishte përshtatja e komunistëve në një sistem të ri politik.

Ai ishte kryetari i tretë i partisë, pas Evnver Hoxhës dhe Ramiz Alisë. Dhe e mori drejtimin kur PPSH u emërtua si PSSH. Nano e udhëhoqi atë parti, në përpjekje për ta transfomuar nga një organizatë kriminelësh dhe fanatikësh të bindur, në një parti politike moderne. Ai ishte viktima e parë e vijimit të luftës së klasave, pasi në pushtet erdhën për herë të parë demokratët, në 1992. Sali Berisha, në pamundësi për ta nxjerrë ish PPSH-në jashtë ligjit, në pamundësi për të hapur dosjet, në pamundësi për të ndaluar ish-zyrtarët e Sigurimit të futeshin në politikë, në pamundësi për të vënë vijën e kuqe mes kominizmit dhe demokracisë, pasi edhe vetë ishte një ndër ta, thjeshtë ndoqi taktikën e luftës ndaj kundërshtarit. E burgosi Fatos Nanon në një gjyq tërësisht të dyshimtë.

Burgosja e Nanos u shndërrua në oskigjen për socialistët, që po lindnin si parti nga rrënojat e PPSH-së. Por krijoi edhe terren për shpërthimin e luftës së brendshme. Ai e drejtoi partinë nga burgu i Bënçës, dhe në 1997, pasi i shpëtoi edhe përpjekjeve për eliminim fizik, doli nga burgu për tu rikthyer në zyrën e kryeministrit.

Ajo që e bën ndryshe Nanon në sytë e vëshguesve është se ai ishte një liberal. Ardhur nga një parti diktaturash, fryma e tij ishte vërtet liberale. Ai nuk i luftonte kundërshtarët, brenda dhe jashtë partisë, duke përdorur pushtetin që kishte. Ai u tërhoq e u rikthye, lejoi fraksione e bashkëjetesa politike me rivalë. Në kontrast me qeverisjen e parë të Berishës(edhe pse ishte president, ai diktonte gjithçka), ajo e Nanos ishte ku e ku më demokratike. Berisha kërkonte vetëm pushtet, kërkonte të diktonte edhe emërimin e një shefi komisariati policie. Ndërsa Nano ishte shpërfillës dhe delegues pushteti. Berisha i I-rë donte pushtet, ndërsa Nano, krahas liberalizmit politik, i hapi krahun edhe korrupsionit. Mund të thuhet pa frikë, se nën qeverisjen e tij u instaluan praktikat e vjedhjes që u shndërruan në “praktika ligjore“ për qeveritë e tjera.

Beteja politike mes Berishës kryeopozitar dhe Nanos kryeministër kanë qenë epike. Saqë, në 2005, kur Berisha u rikthye në pushtet, njerëzit e tij kishin marrë viza apo ishin në kërkim të vizave për tu larguar, pasi prisnin raprezaljen e Berishës.

E kam pyetur Berishën me vonë, se nga i iku tërë ai mllef për “ansamblin babëzia të Nanos”- sicc e quante ai qeverinë e tij, dhe mu përgjigj: “Nano e kishte bërë burgun paradhënie”.

Në 2005 Nano humbi partinë, pasi Edi Rama kishte “prerë thonjtë dhe kishte hequr vathët”, kishte finalizuar planin për marrjen e kështjellës. Nano, u përpoq ta rimerrte partinë. Ai nisi një tur takimesh me bazën fanatike(njëjtë me atë që bëri Berisha në kuadër të Rithemelimit). Por dështoi. Dështoi sepse po frynin erëra të reja. Por edhe sepse liberalizmi i tij ishte përzjerë keq me veset dhe njerëzit që thërriste për ta mbështetur i linte ta prisnin nga 2 orë në salla.

Ai u orvat që të fitonte mbështetjen e Ramës për të marrë zyrën e Presidenti të Republikës, por Rama tashmë ishte i lumtuar që e kishte “vrarë” dhe nuk kishte në plan ta ringjallte.

Ky ishte fundi politik i Nanos. Për ata që nuk gjejnë asgjë demokratike më në politikën shqiptare, ai ishte kryetari i fundit komunist i një partie dhe po ashtu, edhe demokrati i parë. Pasi është edhe kryetari i vetëm i një partie që është larguar nga detyra deri tani.

Nano mendoi si Ismail Qemali, kur perifrazoi deklaratën: “Unë jam Fatos Nano dhe prapa me vjen Historia”. Por a po i shkon pas historia atij? Më saktë, a meriton ai një vend në histori? Unë mendoj se ai nuk e meriton një përmendore(asnjë politikan shqiptar nuk e ka hak një përmendore në fakt). Ai nuk ndërtoi dot një parti socialiste moderne, por meremetoi ngrehinën e vjetër të Partisë së Punës(dhe s’mund të ndodhte ndryshe). Kaosin dhe luftën për pushtet mes klaneve nuk e shndërroi dot në demokraci. Ai nuk u bë dot një burrë shteti, për tu kujtuar si i tillë. Përveçse në kohën e tij lindi barcoleta me doganierin e ri, që i thanë se duhet të shkosh të marrës rrogën: Pse, ka edhe rrogë në doganë? – pyeti ai. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Thesare në letër, librat më të rrallë dhe të kushtueshëm që kanë bërë histori

Thesare në letër, librat më të rrallë dhe të kushtueshëm që kanë bërë histori

21 October, 2025
Plani 12-pikësh/Vendet evropiane propozim të ri për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës

Plani 12-pikësh/Vendet evropiane propozim të ri për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës

21 October, 2025
Nga Spanja: Villarreal-Barcelona nuk do të luhet në Miami

Nga Spanja: Villarreal-Barcelona nuk do të luhet në Miami

21 October, 2025
Patenta e re në BE – Çfarë do të ndryshojë?

Patenta e re në BE – Çfarë do të ndryshojë?

21 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result