ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump thotë se bisedimet tregtare me Kanadanë ‘përfunduan’ për shkak të reklamës anti-tarifa 6 hours ago
Pse ka një debat rreth hetimit të bandave të ngacmimit seksual? 6 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 6 hours ago
Kreu i Bankës së Anglisë kryeson listën e fuqisë më të madhe të vitit 2026 si personi me ngjyrë më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar 6 hours ago
Zbulimi i 15,000 monedhave romake mund të jetë më i madhi i të gjitha kohërave në vend 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kurti i gatshëm të marrë emigrantë ilegalë nga Britania, Kosova bëhet shteti i parë

albnews by albnews
22 October, 2025
in Kosova, UK
0
Kurti i gatshëm të marrë emigrantë ilegalë nga Britania, Kosova bëhet shteti i parë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur gatishmëri që vendi i tij t’i strehojë azilkërkuesit e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar, në këmbim të mbështetjes në fushën e sigurisë.

Kurti, i cili ndodhet në Londër për Samitin e Procesit të Berlinit, tha të martën për gazetën e përditshme britanike Times se “ne duam ta ndihmojmë Mbretërinë e Bashkuar”.

RelatedPosts

Rashiq: Djali im mbahet nga katër orë në kufi – Serbia po ushtron presion psikologjik

Edhe Maqedonia do të prodhojë armë, kompania britanike do investojë 150 mln dollarë në industrinë ushtarake

Starmer premton 10 milionë funte shtesë për mbrojtjen e myslimanëve në Britani

“E vlerësojmë këtë si detyrën tonë miqësore dhe politike. Kemi kapacitete të kufizuara, por duam të ndihmojmë dhe, ndërkohë që flasim, ka komunikim të rregullt midis ekipeve tona të zyrtarëve shtetërorë nga Ministria jonë e Punëve të Brendshme dhe juristëve për mënyrën se si ta bëjmë këtë proces sa më të qetë dhe të dobishëm për të dyja palët”, theksoi Kurti.

Ai shtoi se, në këmbim, Kosova do të dëshironte “të marrë kryesisht mbështetje në fushën e sigurisë, qoftë përmes marrëveshjeve strategjike, apo përmes pajisjeve dhe projekteve që mund t’i realizojmë”.

“Natyrisht, duam që si vend të përfitojmë, por e konsiderojmë, para së gjithash, detyrë tonën t’ju ndihmojmë, sepse ju na keni ndihmuar shumë dhe këtë nuk do ta harrojmë kurrë”, nënvizoi ai.

Muaj më parë, Qeveria në detyrë e Kosovës ishte shprehur e hapur për biseduar më Britaninë për ndërtimin e qendrave për strehimin e azilkërkuesve të refuzuar nga ky vend.

Por, kjo është hera e parë që ajo ofron haptazi se është e gatshme për këtë dhe Kurti i bëri këto komente një ditë para samitit që do të udhëhiqet nga kryeministri britanik, Keir Starmer, dhe në të cilin ai do të marrë pjesë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump thotë se bisedimet tregtare me Kanadanë ‘përfunduan’ për shkak të reklamës anti-tarifa

Trump thotë se bisedimet tregtare me Kanadanë ‘përfunduan’ për shkak të reklamës anti-tarifa

24 October, 2025
Pse ka një debat rreth hetimit të bandave të ngacmimit seksual?

Pse ka një debat rreth hetimit të bandave të ngacmimit seksual?

24 October, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

24 October, 2025
Kreu i Bankës së Anglisë kryeson listën e fuqisë më të madhe të vitit 2026 si personi me ngjyrë më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar

Kreu i Bankës së Anglisë kryeson listën e fuqisë më të madhe të vitit 2026 si personi me ngjyrë më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar

24 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result