Arrestohen në Angli dy shqiptarë me kartela të kuqe Interpoli

albnews
By
1 Min Read

Dy shqiptarë me kartela të kuqe Interpoli, të shpallur në kërkim ndërkombëtare nga Shqipëria dhe Gjermania janë prangosur në Angli. 

Top Channel ka parë dokumentet e gjykatës së ekstradimeve në Londër ku ka dalë këtë të mërkurë  Eduart Elezi 28 vjec. 

Ndaj tij Gjermania kishte lëshuar një fletë arresti ndërkombëtare ekzekutuar nga skuadra e ekstradimeve në Metropolitane Police  në Londër. 

Ai akuzohet si i përfshirë në kultivim kanabisi. Seanca e ardhshme e ekstradimit është parashikuar më 16/02/2026 

Po këtë gjykatë ka dalë një tjetër shqiptarë. Ai është  Xhuljano Hoxha 30 vjeç i kërkuar nga zyra e Interpol Tiranës dhe arrestuar po nga Metropolitane Police në Londër. 

Hoxha kërkohet nga drejtësia shqiptare për kultivim kanabisi.  Përpara se të vijohet me këtë proces  ekstradimi Hoxha më 20/11/2025 do të mësojë në gjykatën e Manchester masën e dënimit për një krim të konsumuar në shtetin anglez. 

Share This Article