ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave në UK 8 hours ago
Magnezi: A mund të na ndihmojë vërtet ky ‘mineral i mrekullueshëm’ të flemë? 8 hours ago
Mashtrimi ‘mahnitës’ i pokerit përdori tavolina me rreze X, syze me teknologji të lartë dhe lojtarë të NBA-së 8 hours ago
Peshkatarët e Koresë së Jugut vazhdojnë të vdesin. A është faji ndryshimi i klimës? 8 hours ago
Kërkim për azilkërkuesin e burgosur në hotelin Epping, i liruar gabimisht 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Shqipëria dhe Mali i Zi më pranë BE-së”, Kovaçeviç: Opozita e mazhoranca të bashkëpunojnë për integrimin

albnews by albnews
24 October, 2025
in Albania
0
“Shqipëria dhe Mali i Zi më pranë BE-së”, Kovaçeviç: Opozita e mazhoranca të bashkëpunojnë për integrimin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kreu i Komisionit Parlamentar të BE-së për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor, Andrei Kovaçeviç, nga Pusteci ka deklaruar se procesi i integrimit europian është një prioritet i përbashkët si për unionin ashtu edhe për vendet e rajonit.

“Procesi i integrimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të dyja palët. Në këtë situatë të vështirë gjeopolitike në botë, duhet të pranojmë sa më shpejt të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Kovaçeviç.

RelatedPosts

Zhgënjim nga pushimet në Shqipëri, turistët kërkojnë zhdëmtim

Shqipëri/ “Paketa e Maleve” rrezikon të nxisë konflikte sociale

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision

Ai theksoi se Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vendet që ndodhen në fazën më të avancuar të negociatave me Bashkimin Europian, duke shprehur besimin se në vitet e ardhshme disa vende të Ballkanit do të mund të bëhen anëtare me të drejta të plota.

“Shpresa jonë është që t’u themi mirëseardhjen si anëtare të plotë disa prej vendeve të Ballkanit Perëndimor. Unë shpresoj që ndër to të jetë edhe Shqipëria”, tha ai.

Kovaçeviç nënvizoi nevojën për të kapërcyer ndasitë historike dhe për të ndërtuar marrëdhënie të forta fqinjësore, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve ekonomike, tregtare dhe njerëzore mes vendeve të rajonit. “Ballkani duhet të investojë në lidhje infrastrukturore dhe ekonomike. Kufijtë duhet të jenë simbolikë, ashtu si në zonën Shengen”, u shpreh ai, duke shtuar se kjo është plotësisht e realizueshme.

Sipas tij, Shqipëria ka potencial të lartë për të përfunduar me sukses procesin e integrimit, por kërkoi që opozita dhe mazhoranca të punojnë së bashku në këtë drejtim.

“Kjo është plotësisht e realizueshme. Kjo varet nga vetë ju dhe unë e konsideroj Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare si një nga më pro-evropianet dhe euroatlantiket. Mendoj se kur shumica dhe opozita kanë të njëjtin qëllim, të kontribuojnë vërtet në anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, kjo do të bëhet realitet. Pavarësisht mosmarrëveshjeve politike, kjo çështje duhet t’i bashkojë të gjithë dhe, nga ato që kam vëzhguar në parlamentin shqiptar, si qeveria edhe opozita janë të unifikuara në këtë drejtim”, theksoi Kovaçeviç. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

25 October, 2025
Magnezi: A mund të na ndihmojë vërtet ky ‘mineral i mrekullueshëm’ të flemë?

Magnezi: A mund të na ndihmojë vërtet ky ‘mineral i mrekullueshëm’ të flemë?

25 October, 2025
Mashtrimi ‘mahnitës’ i pokerit përdori tavolina me rreze X, syze me teknologji të lartë dhe lojtarë të NBA-së

Mashtrimi ‘mahnitës’ i pokerit përdori tavolina me rreze X, syze me teknologji të lartë dhe lojtarë të NBA-së

25 October, 2025
Peshkatarët e Koresë së Jugut vazhdojnë të vdesin. A është faji ndryshimi i klimës?

Peshkatarët e Koresë së Jugut vazhdojnë të vdesin. A është faji ndryshimi i klimës?

25 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result