Zelensky në Londër, pritet nga Mbreti Charles III në Kështjellën Windsor, takim me Starmer mbi luftën në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti ukrainas Volodmyr Zelensky ka udhëtuar të premten (24 tetor) drejt Londrës për t’u takuar me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, së bashku me aleatë të tjerë për të diskutuar mbi gjetjen e mënyrave për të ushtruar më shumë presion mbi Rusinë.

Presidenti ukrainas e ka nisur vizitën e tij në Kështjellën Windsor, ku u prit me përshëndetje mbretërore dhe himnin kombëtar ukrainas, ndërsa u takua edhe me Mbretin Charles III.

Kjo është hera e tretë që Presidenti Zelensky dhe Mbreti Charles takohen gjatë këtij viti. Në mars, Zelensky u takua me Mbretin në Sandringham, pasi mori pjesë në një samit të liderëve evropianë të fokusuar në përfundimin e luftës në Ukrainë. Takimi zgjati pak më shumë se një orë dhe Presidenti Zelensky u prit “ngrohtësisht” nga monarku. Më pas, në muajin qershor, Mbreti priti sërish Zelenskyn në Kështjellën Ëindsor.

Kujtojmë se më herët Mbreti Charles III ka shprehur mbështetje për Zelenskyn dhe Ukrainën, duke thënë se vendi ka  përjetuar “agresion të papërshkrueshëm” pas “sulmit të paprovokuar” të Rusisë në tokën e tyre.

Share This Article