ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha 14 minutes ago
Edi Rama në homazhet për Fatos Nanon: Sa të paskan dashur e admiruar! 17 minutes ago
Homazhet për Fatos Nanon, flet bashkëshortja Xhoana Nano: E dashurova jo vetëm si person! 19 minutes ago
Slot flet pasi Liverpooli i dha fund serisë së humbjeve: Ishim me fat 3 hours ago
Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Një vit nga tragjedia e Novi Sadit, mijëra qytetarë nderojnë viktimat dhe kërkojnë drejtësi

albnews by albnews
1 November, 2025
in Bota
0
Një vit nga tragjedia e Novi Sadit, mijëra qytetarë nderojnë viktimat dhe kërkojnë drejtësi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dhjetëra mijëra qytetarë serbë janë mbledhur këtë të shtunë, 1 nëntor, për të përkujtuar viktimat e shembjes fatale të stacionit hekurudhor në Novi Sad, një vit pas tragjedisë që ndezi ndjenjat kundër qeverisë dhe vazhdon të përbëjë sfidë për presidentin Aleksandër Vuçiç.

Tubimet u organizuan nga një lëvizje e udhëhequr nga studentët, në qytetin e dytë më të madh të Serbisë, ku më 1 nëntor 2024 u shemb çatia e stacionit të sapo rinovuar.

RelatedPosts

Gjermania do të bjerë dakord për shërbimin ushtarak në kohë për vitin 2026, thotë ministri

Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake amerikane në Nigeri për shkak të trajtimit të të krishterëve

Treni përplaset me kamionin në kalimin hekurudhor holandez (video)

Ceremonia përkujtimore e së shtunës nisi në orën 11:52, momenti i saktë kur ra çatia dhe pjesëmarrësit mbajtën 16 minuta heshtje në nderim të 16 viktimave. Qytetarët vendosën lule dhe qirinj pranë hyrjes së dëmtuar të stacionit, ndërsa mijëra të tjerë mbushën sheshin përballë tij.

Kjo tragjedi frymëzoi lëvizjen më të madhe rinore në Serbi që nga rrëzimi i Sllobodan Millosheviçit, ish-udhëheqësit autoritar që vdiq në vitin 2006 nga një atak në zemër, gjatë gjykimit për 66 akuza për krime kundër njerëzimit, përfshirë gjenocid.

Fillimisht, protestuesit kërkuan hetim të hapur për ngjarjen, por kërkesat e tyre u zgjeruan në akuza për korrupsion e nepotizëm, si dhe në thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të planifikuara për vitin 2027.

Shumë qytetarë udhëtuan drejt Novi Sadit me autobusë apo makina, ndërsa disa të tjerë marshuan nga Novi Pazari, rreth 340 kilometra në jug të kryeqytetit, në një marsh simbolik 16-ditor. Banorët e Novi Sadit i pritën me duartrokitje, fishkëllima dhe flamuj.

“Erdha të përulem para forcës më të madhe në botë sot studentëve tanë, rinisë sonë”, tha një banor vendas, Ratko Popoviç.

Protestat kanë sjellë disa rezultate konkrete, përfshirë dorëheqjen në janar të ish-kryeministrit Millosh Vuçeviç. Megjithatë, presidenti Vuçiç ka mbetur sfidues, duke i cilësuar protestuesit si “terroristë të mbështetur nga Perëndimi”. Por tubimi i së shtunës duket se e ka tronditur. Në një fjalim televiziv të premten, ai kërkoi falje për retorikën e ashpër.

“Kam thënë disa gjëra për të cilat tani më vjen keq”, deklaroi Vuçiç, duke bërë thirrje për dialog. “E gjithë ajo urrejtje që zien në shoqërinë tonë nuk mund të sjellë asgjë të mirë, përveç shkatërrimit të mëtejshëm.” Qeveria shpalli të shtunën ditë zie kombëtare.

Serbia synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por shtypja e protestave, si dhe lidhjet e ngushta të Vuçiçit me Rusinë dhe Kinën, kanë ngjallur shqetësim në Bruksel. Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, shkroi në rrjetin “X” se “tragjedia e stacionit po e ndryshon Serbinë”.

“Ajo i ka bërë njerëzit të ngrihen për llogaridhënie, liri shprehjeje dhe demokraci gjithëpërfshirëse, të njëjtat vlera që do ta çojnë Serbinë drejt BE-së”, tha ajo.

Protestat kanë qenë kryesisht paqësore, megjithëse në gusht u shënuan përleshje me policinë dhe akuza për përdorim të tepruar force.

Në shtator, 13 persona, përfshirë ish-ministrin e Ndërtimit, Goran Vesiç u akuzuan në lidhje me tragjedinë. Ndërkohë, po zhvillohet edhe një hetim antikorrupsion, paralel me hetimin e mbështetur nga BE-ja për mundësinë e keqpërdorimit të fondeve evropiane në projektin e stacionit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha

Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha

2 November, 2025
Edi Rama në homazhet për Fatos Nanon: Sa të paskan dashur e admiruar!

Edi Rama në homazhet për Fatos Nanon: Sa të paskan dashur e admiruar!

2 November, 2025
Homazhet për Fatos Nanon, flet bashkëshortja Xhoana Nano: E dashurova jo vetëm si person!

Homazhet për Fatos Nanon, flet bashkëshortja Xhoana Nano: E dashurova jo vetëm si person!

2 November, 2025
Slot flet pasi Liverpooli i dha fund serisë së humbjeve: Ishim me fat

Slot flet pasi Liverpooli i dha fund serisë së humbjeve: Ishim me fat

2 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result