Prokuroria e Parisit ka deklaruar se grabitësit e Luvrit ishin amatorë dhe jo profesionistë nga bota e krimit të organizuar. Prokurorja Laure Beccuau i ka përshkruar dy nga të dyshuarit si çift me fëmijë.
Kjo deklaratë vjen dy javë pas ngjarjes kur hajdutët parkuan një kamion të vjedhur jashtë muzeut më të vizituar në botë, përdorën një ashensor mobiliesh për të arritur në katin e parë dhe më pas thyen pengesat drejt një prej sallave më të stolisura të muzeut.
Ata u largua në më pak se shtatë minuta, me skuter duke marrë me vete bizhuteri kurorash me vlerë rreth 88 milionë euro.
Grabitja e guximshme, e kryer të dielën në ditën për diell, ka shkaktuar zemwrim të madh në Francë.
Katër persona janë akuzuar që atëherë, por objektet e vjedhura – përfshirë një gjerdan me smerald dhe diamante që Napoleoni I ia dhuroi gruas së dytë, Marie Louise, dhe një diademë me 212 perla dhe gati 2000 diamante që i përkiste Eugénie-s, gruas së Napoleonit III – ende nuk janë gjetur.
Duke folur për rrjetin radiofonik Franceinfo ditën e sotme, prokurorja e Parisit Laure Beccuau tha se të paktën një bashkëpunëtor tjetër mbetet në arrati.
Beccuau tha më tej se nuk përjashton mundësinë e bashkëpunëtorëve të tjerë përveç atyre që tashmë janë akuzuar.
“Ky nuk është saktësisht një kriminalitet i përditshëm… por është një lloj kriminaliteti që zakonisht nuk e lidhim me nivelet e larta të krimit të organizuar,” tha Beccuau.
Mediat franceze kanë spekuluar se hajdutët ishin amatorë pasi doli në dritë fakti që atyre iu ranë edhe bizhuteria më e çmuar – kurora e princeshës Eugénie, e bërë prej ari, smeraldi dhe diamantesh – dhe lanë në vendngjarje mjete pune dhe sende të tjera që mund të bartin gjurmë të ADN-së së tyre.




