Zbulohet pagesa që Partia Demokratike ka bërë për strategun Chris LaCivita për fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Sipas raportit financiar të PD të depozituar në KQZ shuma totale që është derdhur në llogarinë e kompanisë “Advancing Strategies” te Chris LaCivita është plot 1 milionë e 670 mijë dollarë.
Pagesat janë kryer në data 11 shkurt 2025 prej 48.2 milionë lekësh, më 16 mars 2025 prej 45.95 milionë lekësh dhe më 24 mars 2025 prej rreth 1.5 milionë lekësh. Pagesa e fundit për LaCivita ishte më 26 maj 2025, 15 ditë pas zgjedhjeve, prej 43.5 milionë lekë.
“Sherifi” LaCivita u bë një emër i lakuar gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare, me mazhorancën që kërkoi gjithnjë transparencë për paratë me të cilat ai do të paguhej.
Ai doli në disa takime elektorale me kreun e PD, Sali Berisha ku bëri dhe akuza në drejtim të kryeministrit Rama. /A2 CNN



															
                                


