ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Vrau veten, pastaj armën e futi në sirtar”, familja e 34-vjeçarit shqiptar ‘luftë’ me drejtësinë italiane: E ekzekutuan! Si mundet prokurori të… 2 hours ago
Tragjedi në Nepal/ 9 alpinistë humbin jetën nga dy ortekë, mes tyre italianë, gjermanë dhe francezë 2 hours ago
PDK del me qëndrim, s’ka votë as për Konjufcën: Siç dështoi Kurti, do të dështojë çdo përpjekje tjetër 3 hours ago
Dua Lipa hyn në botën e kujdesit të lëkurës me linjën e re “Dua by AB Science” në bashkëpunim me Augustinus Bader 4 hours ago
Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, kujdes nga bankat dhe noterët 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Tragjedia në Nepal, rritet numri i viktimave

albnews by albnews
4 November, 2025
in Bota
0
Tragjedia në Nepal, rritet numri i viktimave
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Himalaje, autoritetet nepaleze kanë konfirmuar bilancin tragjik të ortekut që goditi malin Yalung Ri, në distriktin Dolakha të Nepalit verilindor. Të paktën shtatë alpinistë, pesë të huaj dhe dy nepalezë, kanë humbur jetën, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në terren të vështirë.

Sipas agjencisë së ekspeditave Seven Summit Treks, orteku ndodhi të hënën në mëngjes, rreth orës 09:00 me orën lokale (03:15 GMT), pranë kampit bazë të malit. Deri më tani janë gjetur trupat e dy viktimave, ndërsa pesë të tjerë vijojnë të jenë të zhdukur nën shtresat e trasha të dëborës.

RelatedPosts

Tragjedi në Nepal/ 9 alpinistë humbin jetën nga dy ortekë, mes tyre italianë, gjermanë dhe francezë

Kina godet supermafian e Mianmarit, dënon me vdekje bosin e familjes mafioze që kontrollonte qytetin famëkeq të bixhozit dhe mashtrimit

Ndriçon sa 10 trilionë diej, regjistrohet stuhia më e madhe e një vrime të zezë

Në mesin e viktimave janë dy italianë, një kanadez, një gjerman, një francez dhe dy nepalezë, që shërbenin si guida malore. Tetë persona të tjerë janë shpëtuar dhe ndodhen në Katmandu, ku po marrin trajtim mjekësor.

Kreu i Seven Summit Treks, Mingma Sherpa, tha se trupat e pesë alpinistëve të zhdukur “mund të ndodhen 3 deri në 5 metra nën dëborë” dhe se kërkimet mund të zgjasin disa ditë për shkak të terrenit të rrezikshëm.

Autoritetet vendore raportojnë se përpjekjet e shpëtimit po pengohen nga moti i keq dhe vështirësitë logjistike, që kanë bërë të pamundur fluturimet e helikopterëve në zonë. Zëvendës-shefi i policisë, Gyan Kumar Mahato, tha se një helikopter arriti të ulej vetëm në zonën Na Gaun, rreth pesë orë larg kampit bazë.

Një nga alpinistët e mbijetuar tregoi për The Kathmandu Post se grupi kishte kërkuar ndihmë për disa orë, por ndihmat kishin mbërritur me vonesë.

“Sikur shpëtimi të kishte ardhur në kohë, mund të ishin shpëtuar më shumë jetë”, tha ai.

Sipas mediave vendase, grupi i alpinistëve po përgatitej të ngjitej në malin Dolma Khang (6,332 metra), ndërsa Yalung Ri (5,630 metra) ishte pjesë e fazës së aklimatizimit përpara ngjitjes kryesore.

Ndërkohë, në një incident të ndarë, vijojnë kërkimet në perëndim të Nepalit për dy alpinistë italianë të zhdukur, Stefano Farronato dhe Alessandro Caputo, të cilët po tentonin ngjitjen në malin Panbari. Anëtari i tretë i grupit, Velter Perlino, 65 vjeç, është shpëtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodh në një periudhë të frekuentuar nga alpinistët, pasi vjeshta konsiderohet stina më e përshtatshme për ngjitjet malore në Nepal. Megjithatë, moti i paqëndrueshëm dhe ortekët e papritur mbeten rrezik serioz.

Javën e kaluar, cikloni Montha solli reshje të dendura dëbore në Himalaje, duke bllokuar dhjetëra alpinistë në rajonet malore, përfshirë edhe zonën pranë Everestit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Vrau veten, pastaj armën e futi në sirtar”, familja e 34-vjeçarit shqiptar ‘luftë’ me drejtësinë italiane: E ekzekutuan! Si mundet prokurori të…

“Vrau veten, pastaj armën e futi në sirtar”, familja e 34-vjeçarit shqiptar ‘luftë’ me drejtësinë italiane: E ekzekutuan! Si mundet prokurori të…

4 November, 2025
Tragjedi në Nepal/ 9 alpinistë humbin jetën nga dy ortekë, mes tyre italianë, gjermanë dhe francezë

Tragjedi në Nepal/ 9 alpinistë humbin jetën nga dy ortekë, mes tyre italianë, gjermanë dhe francezë

4 November, 2025
PDK del me qëndrim, s’ka votë as për Konjufcën: Siç dështoi Kurti, do të dështojë çdo përpjekje tjetër

PDK del me qëndrim, s’ka votë as për Konjufcën: Siç dështoi Kurti, do të dështojë çdo përpjekje tjetër

4 November, 2025
Dua Lipa hyn në botën e kujdesit të lëkurës me linjën e re “Dua by AB Science” në bashkëpunim me Augustinus Bader

Dua Lipa hyn në botën e kujdesit të lëkurës me linjën e re “Dua by AB Science” në bashkëpunim me Augustinus Bader

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result