ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada  5 hours ago
A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës? 5 hours ago
Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar  5 hours ago
Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte… 5 hours ago
Erdogani quan “budallëk” progresraportin e BE-së për Turqinë: Nuk kemi synime për territore 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte…

albnews by albnews
6 November, 2025
in Bota
0
Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte…
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin francez Île d’Oléron, një vendpushim i njohur në brigjet e Atlantikut, ku një burrë 35-vjeçar përplasi me makinën e tij një grup njerëzish, përfshirë edhe një zyrtare të partisë së Le Pen.

Sipas autoriteteve franceze, të paktën dhjetë persona u plagosën, ndërsa tre ndodhen në gjendje kritike. Autori u arrestua menjëherë në vendngjarje.

RelatedPosts

A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës?

Erdogani quan “budallëk” progresraportin e BE-së për Turqinë: Nuk kemi synime për territore

Shtatë alpinistë italianë ende të zhdukur në Nepal

Policia franceze bëri të ditur se i dyshuari është banor i ishullit Oléron dhe ka një histori të gjatë penale, përfshirë sjellje të paqëndrueshme, përdorim droge dhe alkooli.

Gjatë kontrollit të mjetit, hetuesit gjetën disa bombola gazi, çka ngre dyshime se ai mund të ketë synuar të shkaktonte një shpërthim. Para arrestimit, ai u përpoq t’i vinte flakën makinës, por u neutralizua nga policia.

Prokurori i La Rochelle tha se veprimi ishte “i qëllimshëm”, por motivi ende nuk është konfirmuar.

“Në momentin e arrestimit ai bërtiti ‘Allahu Ekber’. Hetimi do të përcaktojë motivet e sakta të sulmit”, deklaroi prokurori.

Ndër të plagosurit është edhe Emma Vallain, 22 vjeçarja asistente parlamentare e deputetit Pascal Markowsky, anëtar i Tubimit Kombëtar të Marine Le Pen.

Presidenti i partisë, Jordan Bardella, u shpreh se është “thellësisht i tronditur” dhe dërgoi “ngushëllime për të plagosurit, veçanërisht për Emmën e vogël”, pa komentuar mbi motivin e autorit.

Edhe politikani Éric Zemmour, lider i partisë Ripushtimi, reagoi në rrjetet sociale.

“Vetëm pak vite më parë, vende si Île d’Oléron ishin të qeta. Sot shohim xhihadistë që shfaqen në të gjithë Francën. Mendimet e mia janë me viktimat”, tha ai.

Ministri i Brendshëm francez konfirmoi se është hapur një hetim për tentativë vrasjeje, ndërsa shërbimet antiterrorizëm ndodhen në vendngjarje.

“Këtë mëngjes, një shofer goditi këmbësorë dhe çiklistë në Saint-Pierre-d’Oléron dhe Dolus-d’Oléron. Dy persona janë në gjendje kritike dhe tre të tjerë të plagosur rëndë. Autori u arrestua nga xhandarmëria”, shkroi ministri në platformën X.

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili po udhëton drejt Brazilit, po ndjek situatën në kohë reale përmes Ministrit të Brendshëm.

“Pashë një grua të shtrirë përtokë, pa lëvizur. Mendova se ishte e vdekur. U deshën rreth 35 minuta që ambulancat të mbërrinin dhe më pas ajo u transportua me helikopter në spital”,tregon një dëshmitar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada 

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada 

6 November, 2025
A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës?

A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës?

6 November, 2025
Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar 

Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar 

6 November, 2025
Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte…

Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte…

6 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result