Sot heshtje zgjedhore, të dielën 334 mijë qytetarë zgjedhin 5 kryetarët e rinj të bashkive

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të dielën e 9 nëntorit mbi 334 mijë qytetarë nga pesë bashki në vend do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj.

Sot, 8 nëntor, është heshtje zgjedhore teksa pritet që Policia e Shtetit të vendosë në praktikë masat që ka marrë për votime.

Në total do të jenë 612 punonjës dhe automjete policie që do të angazhohen për mbarëvajtjen e 473 qendrave të votimit dhe 9 objekteve të KZAZ-ve, si dhe për shoqërimin e materialeve zgjedhore. Siç është njoftuar, strukturat e posaçme hetimore të Policisë do të monitorojnë çdo tentativë për tjetërsimin e votës.

Procesi zgjedhor në Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë vjen si pasojë e vakancave të krijuara në drejtimin e bashkive përkatëse dhe synon të rikthejë përfaqësimin lokal në këto zona.

Share This Article