Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka votuar në këtë raund të dytë të Zgjedhjeve Lokale.
Kreu i Vetëvendosjes ftoi të gjithë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe të përcaktojnë se kush do t’i qeverisë për katër vitet e ardhshme.
“Është një ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë, Republika e Kosovës mbanë zgjedhjet për balotazh në 18 komuna të shtetit tonë”, deklaroi Kurti.
“Unë sapo votova në ndërtesën e Fakulteti Juridik andaj ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë rastin për votë, dhe të vendosin për katërvjeçarin në vijim për këto komuna. KQZ dhe komisionerët e vëzhguesit janë në të gjitha vendet e tyre dhe procesi do të shkojë mbarë”, shton më tej ai.




