Një aksident hekurudhor ka tronditur Sllovakinë, ku dy trena u përplasën në korridorin midis kryeqytetit Bratislavë dhe qytetit Pezinok, rreth 20 kilometra në verilindje.
Ngjarja ka shkaktuar lëndime te dhjetëra pasagjerë, duke mobilizuar menjëherë autoritetet vendase.
Ministri i Brendshëm Matus Sutaj Estok deklaroi nga vendngjarja se 11 persona janë dërguar në spital, ndërsa shumë të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.
Ai konfirmoi se nuk ka pasur viktima nga përplasja.
Policia sllovake njoftoi se nuk bëhet fjalë për një përplasje ballore dhe as për dalje nga shinat, sipas të dhënave paraprake.
Një pasagjer e përshkroi momentin si një “zhurmë të fortë shpërthimi”.
Ky është aksidenti i dytë hekurudhor në vend brenda një muaji.
Më 13 tetor, një tjetër përplasje trenash në Sllovakinë lindore la të plagosur 91 persona.
Sipas njoftimit të policisë vendase, Në orën 19:31 në linjën 158 morëm një njoftim për një përplasje midis dy trenave në seksionin Pezinok – Stacioni Kryesor i Bratislavës. Të gjitha shërbimet e emergjencës po shkojnë në vendin e incidentit.




