ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona 3 hours ago
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit 3 hours ago
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Lirimi i të burgosurve politikë-Trump emëron të dërguarin special të SHBA-së për Bjellorusinë

albnews by albnews
10 November, 2025
in Bota
0
Lirimi i të burgosurve politikë-Trump emëron të dërguarin special të SHBA-së për Bjellorusinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka bërë të ditur sot se ka emëruar John Coale si të dërguar special të SHBA-së për Bjellorusinë, me qëllim lirimin e më shumë të burgosurve politikë të mbajtur nga regjimi i diktatorit Aleksandër Lukashenko.

“Ai tashmë ka negociuar me sukses lirimin e 100 pengjeve dhe po shkon për 50 të tjerë” shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social.

RelatedPosts

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

Tërmeti me magnitudë 6.7 Rihter godet Japoninë

Ky njoftim vjen pas përpjekjeve të SHBA-së në shtator për të liruar dhjetëra të burgosur politikë, duke përfshirë figura opozitare, gazetarë, protestues dhe shtetas të huaj.

John Coale, i cili aktualisht shërben si zëvendës i dërguari special për Ukrainën dhe ish-avokat personal i Trumpit, ka ndihmuar në negociatat për lirimin e të burgosurve gjatë vizitës së tij në Minsk në shtator.

Pas lirimit, Uashingtoni hoqi sanksionet ndaj Belavias, linjës ajrore shtetërore të Bjellorusisë, që kishte qenë nën kufizime që nga gushti 2023.

Nga ana e tij, Minsku ka intensifikuar përpjekjet për të dalë nga izolimi diplomatik i imponuar nga Perëndimi për rolin dhe mbështetjen ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Minsku ka përballur sanksione të rënda politike dhe ekonomike perëndimore për mbështetjen ndaj Moskës, si dhe për mashtrimin masiv zgjedhor që i mundësoi Lukashenkos të mbajë pushtetin në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës, të kontestuara gjerësisht.

I dërguari i Trumpit, Keith Kellogg, zbuloi në fund të shtatorit se qëllimi i dialogut të ripërtërirë me Bjellorusinë është “të sigurojë linja komunikimi” me presidentin rus Vladimir Putin, si pjesë e përpjekjeve më të gjera për të përfunduar luftën në Ukrainë.

Gjithashtu, Lukashenko ka shprehur gatishmëri për të forcuar lidhjet nëse kjo sjell përfitime për Minskun.

“Do të doja të falënderoj, paraprakisht, Presidentin e nderuar të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, për konsideratën e tij për lirimin e këtyre njerëzve shtesë”, përfundon Trump në postimin e tij.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

10 November, 2025
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

10 November, 2025
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

10 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result