Vullkani Kilauea në Havait shpërthen përsëri, llava arrin deri në 400 metra lartësi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pamje spektakolare janë shfaqur nga Ishulli i Madh i Havait, ndërsa vullkani i njohur Kilauea ka shpërthyer përsëri, duke nxjerrë llavë të mëdha dhe tym të dendur nga krateret e tij. Vullkani, një nga më aktivët në botë, ka pasur 36 shpërthime që nga dhjetori i vitit të kaluar, duke i shtuar shqetësimet për një aktivitet të pandërprerë.

Shkencëtarët besojnë se këto shpërthime janë pjesë e të njëjtit cikël të gjatë, pasi magma po ndjek të njëjtën rrugë në drejtim të sipërfaqes. Një shpërthim i fundit, i ndodhur vetëm muajin e kaluar, sipas  Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), llavën e krahasuan me një lartësi më të madhe se Ndërtesa Empire State në Nju Jork,

Ky aktivitet intensiv i vullkanit të Kilauea, i cili ndodhet në Parqet Kombëtare të Havait, ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve dhe shkencëtarëve, duke sjellë mundësi studimi dhe përvoja spektakolare për ata që janë afër, por gjithashtu duke e rritur rrezikun për banorët dhe infrastrukturën e rajonit.

Share This Article