ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video) 8 hours ago
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama 8 hours ago
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi 8 hours ago
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona 8 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kush është “djali me kapele” i Luvrit? Adoleshenti elegant u bë viral pas grabitjes së bizhuterive mbretërore

albnews by albnews
11 November, 2025
in Bota
0
Kush është “djali me kapele” i Luvrit? Adoleshenti elegant u bë viral pas grabitjes së bizhuterive mbretërore
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas grabitjes tronditëse të bizhuterive të kurorës franceze në Muzeun e Luvrit, vëmendja e mediave dhe rrjeteve sociale nuk u përqendrua vetëm te hetimet, por edhe te një figurë e pazakontë që u kap në vendngjarje: një djalosh i veshur me kostum dhe kapele, të cilin interneti e pagëzoi menjëherë si “detektivin francez”.

Në fakt, “misteri” u zgjidh shpejt. Bëhet fjalë për Pedro Elias Garzon Delvaux, një 15-vjeçar nga Rambujeja (Rambouillet), i cili pa e ditur u fotografua nga një fotoreporter i AP ndërsa vizitonte Luvrin me nënën dhe gjyshin e tij në datën 19 tetor, ditën kur muzeu ishte mbyllur për shkak të grabitjes së objekteve të rralla, me vlerë 88 milionë euro.

RelatedPosts

Rusia thotë se ka penguar një komplot ukrainas dhe britanik për të vjedhur avionin luftarak MiG-31

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

Kush është “djali me kapele” i Luvrit? Adoleshenti elegant

Fotografia e tij u bë virale në TikTok, ku videon e parë që e përfshinte e panë gati 6 milionë njerëz. “Ishte shumë qesharake”, tregon Pedro për CNN. “U kthyem në Luvër vetëm që të shihnim reagimin e njerëzve. Ndoshta më njohën, por nuk jam i sigurt”.

Ndryshe nga sa menduan shumë përdorues online, veshja e Pedro-s nuk ishte një kostum i improvizuar, por stili i tij i përditshëm. I pasionuar pas historisë, veçanërisht shekullit XX, ai ka pothuajse një vit që adoptuar modën e viteve ’40. Hobi i tij nisi pasi u vesh si Jean Moulin, heroi i Rezistencës Franceze, gjatë karnavaleve, përcjell A2 CNN.

Stili i rafinuar është i rrënjosur në familjen Garzon Delvaux. Nëna e tij, e rritur mes muzeve dhe letërsisë, thotë se bukuria dhe estetika kanë qenë gjithmonë pjesë e jetës së tyre. Familja ka jetuar në disa vende për shkak të punës së babait si diplomat, që i ka dhënë Pedro-s mundësi të mbledhë objekte unike, si ora e tij sovjetike e blerë në Kalkutë dhe rregulluar me pjesë të sjella nga Bullgaria.

Kush është “djali me kapele” i Luvrit? Adoleshenti elegant

Veshja e tij e parë e qepur me porosi u realizua në Bangladesh, kur ai ishte vetëm 12 vjeç.

Sa i përket së ardhmes, Pedro sheh veten ose në diplomaci, si babai dhe gjyshi, ose në ushtri, ndoshta edhe për shkak të uniformave, pranon ai me humor. Dhe pavarësisht veshjeve klasike, ai mbetet një adoleshent i sotëm. “Po, mendoj se kam shumë vëmendje rreth meje”, thotë me vetëbesim kur pyetet nëse shokët e vlerësojnë stilin e tij. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

11 November, 2025
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

11 November, 2025
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

11 November, 2025
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result