Më shumë se 200 njerëz janë evakuuar nga qyteti i goditur nga koronavirusi Wuhan.
Zyra e Jashtme britanike tha se fluturimi i riatdhesimit ishte për transportimin e stafit qeveritar, mjekëve, ushtarakëve, qytetarëve nga Mbretëria e Bashkuar dhe disa shtetas të huaj.
Të kthyerit do të mbahen 14 ditë në karantinë në Oxford në një qendër konferencash të Milton Keynes.
Ka shkuar në 35,000 raste numri i të prekurve nga virusi, kryesisht në Kinë, kurse në Mbretërinë e Bashkuar janë tre raste të konfirmuara.
Numri i vdekjeve nga koronavirus tani ka kapërcyer atë të epidemisë Sars në 2003, sipas zyrtarëve shëndetësorë në Kinë, numri ka arritur në 803. Në vitin 2003, 774 njerëz u vidiqen nga Sarsi, trasnmeton Albuk Tv.