Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Abu Dhabi ku edhe ka zhvilluar një takim me Princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan.
Bashkë me Ramën, në Abu Dabi ishin edhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe drejtori i Komunikimit, Endri Fuga. Pamjet e takimit i ka ndarë vetë kreu i qeverisë në rrjetet e tij sociale, ku edhe shkruante: Enkas për Rindërtimin e Konferencën Donatorëve në Bruksel.
Në pamjet e publikuara, gjithashtu dëgjohet Rama teksa i tregon princit se kishte vizituar së fundmi Amerikën dhe se Shqipëria kishte marrë kryesimin e OSBE-së, ndërsa Ahmetaj hap në një moment çantën e tij të kuqe, nxjerr një bllok dhe mban shënime.