Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim përmes një video të shkurtër ka prezantuar veten.
“Jam shumë e nderuar që shërbej si Ambasadore e SHBA në Shqipëri! Le të njihemi më mirë!”, thotë ajo.
Ambasadorja shpjegon se gjatë mandatit të saj do fokusohet në 3 prioritete: “Do punoj për të thelluar marrëdhënien tonë në fushën e mbrojtjes që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe e aftë.
Do vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë për të mbështetur përpjekjet tuaj për anëtarësim në BE,
E treta, do punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e SHBA-ve në Shqipëri”./TCH/