Zvicra ka ofruar ndihmë në dialogun Kosovë -Serbi me BE.
Sekretari i Shtetit të Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Alexandre Fasel ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen.
Fasel, ka deklaruar se diskutimi me Sorensen ka qenë ‘’tejet i frytshëm’’, duke shtuar se përparimi mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është thelbësor.
‘’Zvicra mbështet fuqimisht përpjekjet e BE-së, duke ofruar platforma dialogu, ndërtimi besimi dhe zgjidhjeje problemesh, në bashkëpunim me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë’’, ka thënë ai.
Për këtë ka reaguar edhe vetë Sorenen, i cili ka falënderuar Fasel për mikpritjen, si dhe për diskutimin ‘’shumë të mirë’’.
‘’Faleminderit Fasel për mikpritjen dhe diskutimin shumë të mirë!’’, ka thënë Sorensen.




