Tuchel nuk heq “këmbën nga gazi”: Shqipëria e meritoi plotësisht vendin e dytë, por ne do ta dominojmë ndeshjen

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, debutoi në stolin e “3 Luanëve” pikërisht në ndeshjen e parë kualifikuese të Kupës së Botës, në Londër, më 21 mars të këtij viti, të fituar nga vendasit me rezultatin 2-0. Që prej asaj dite, Anglia ka dominuar grupin, duke i fituar të gjitha ndeshjet dhe duke mos pësuar asnjë gol.

“Kam mësuar shumë që prej atëherë, më është dashur të mësoj shumë sepse është ndryshe nga drejtimi i një klubi”, tha trajneri gjerman i anglezëve, Thomas Tuchel, në një konferencë për mediat në Tiranë një ditë para takimit Shqipëri-Angli.

“Të gjithë jemi rritur shumë bashkë. Duam të fitojmë sërish edhe kundër Shqipërisë, që është një skuadër e vështirë për t’u thyer. Në kualifikuese kanë pësuar vetëm 3 gola, 2 nga ne. Është e vështirë të shënosh kundër saj”.

I pyetur nëse e kishte menduar se Shqipëria do të arrinte e dyta në grup, Tuchel u përgjigj:

“Pashë që Shqipëria dhe Serbia ishin shumë të pasionuara pas skuadrave të tyre, gjithmonë kanë pasur lojtarë të talentuar që luajnë në kampionatet e fortë dhe menduam që ishin dy skuadra që duheshin mundur. Tani shohim që Shqipëria e meritoi plotësisht vendin e dytë. Është shumë e vështirë të krijosh dhe të realizosh raste kundër tyre. Mendoj se ne do ta dominojmë ndeshjen”.

Sfida e madhe do të nisë në orën 18:00, në stadiumin kombëtar “Air Albania”. 

Share This Article